Rromuze dhe inat / S. Starova: “Duro flinte gjumë kur Partizani ishte grumbulluar”. Duro: “Starova ma kalon vetëm në njohjen e hudhrës, qepës dhe rakisë. Dhe të këngëve të Çelentanos”

Postuar në 06 Korrik, 2015 12:38

Të mos largohemi nga Shqipëria e vërtetë se na bëhet dita monotone. Për këtë po ndihmojnë tashmë edhe vip-at, apo të njohurit e ekranit siç quhen ndryshe. Mjafon të lexosh gazetat dhe zëre se je në taksi, i more vesh të gjitha. Njerëzit e sportit janë më interesantë. P.sh gazeta “Panorama Sport” përcjell një debat mes Shpëtim Duros dhe Sulejman Starovës. Çështje është “Partizani”. Një ditë më parë Starova reagonte ndaj një deklarate të Duros para ndeshjes me Stromsgodsetin duke thënë se “Duro është i paaftë dhe dashakeqës...Ky njeri nuk bëri asnjëherë një analizë pas ndeshjes kur ishte trajner i Partizanit. Skuadra ishte e grumbulliar, kurse ky flinte në shtëpinë e vet...Dhe unë duhet të mbulojë paaftësinë e tij...”. Sot Duro nuk i lë kusur Starovës duke dhënë këto “mendime(?!)”: “Ai është një njeri që të gjithë njerëzit e dinë mirë se kush është. E përsëris që ai i njeh mjaft mirë cilësinë e qepës, hudhrës dhe të këngëve të Çelentanos. Kaq di ai! Ai e ka krijuar postin drejtor, vetëm që t’ua “fusë” trajnerëve. Të ishte burrë ai, nuk pranonte që ta merrte drejtimin e skuadrës. Që nga momenti që ai u bë trajner i Partizanit, unë ia kam fshirë numrin e telefonit”. s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.