Rriten kostot e transportit, çmimi i aboneve të autobusëve urban shkon në 2400 lekë, bileta 70 lekë

Postuar në 12 Janar, 2014 03:23

Prej afro dy vjetësh shoqata e transportit urban qytetas ka bërë kërkesën për rritjen e çmimit të biletës, kërkesë që deri më tani nuk është marrë parasyshë dhe nuk është miratuar. Për këtë arsye muajin e shkuar janë organizuar disa herë protesta disa orëshe të cilat kanë shkaktuar një kaos të vërtetë në rrugët e Tiranës duke qenë se janë të shumtë qytetarët që përdorin çdo ditë autobusët urabanë për lëvizjet e tyre brenda qytetit për të shkuar në punë apo në shkollë.

Në rast se qeveria do të pranojë të subvencionojë këtë shërbim, çmimi i biletës do të pësojë një rritje prej 20 lekësh duke shkuar në 50 lekë, nëse jo, bileta urbane do të shkojë 50 lekë. Në se jo, aboneja e përgjithshme do të kushtojë 2400 lek, ndërsa një aboneja e linjë1800 lek. Aboneja e studentit do të dyfishohet dhe do të shkojë në 1200 lek. Ndërsa çmimi i biletës do të shkojë 70 lekë

Kjo situatë duke mos gjetur një zgjidhje konkrete dhe në kushtet kur ende nuk po arrihet një bashkëpunim me qeverinë për subvencionimin e shërbimit, ata që do ta pësojnë këtë, janë pikërisht qytetarët, pasi për xhepat e tyre është e papërballueshme.

Shkrimi trajtohet më me hollësi sot në gazetën Shqiptarja.com

Zh.

Comments

Submitted by Socius (not verified) on

<p>C&#39;gazetari eshte kjo kur pretendimi i njeres pale, pronareve te autobuzeve, merret si i mireqene dhe rrugezgjidhje del vetem rritja e cmimit ose subvencionimi i shtetit. Ka kontrolluar kush se sa jane kostot e kesaj pune, si del kjo kosto, a mund te ulet, sa eshte norma e fitimit, a eshte medoemos fatale qe norma e fitimit te ulet kur nuk jemi ne kushtet e tregut te pakontrolluar, por me linja qe kane monopol sherbimin etj? Pastaj, edhe nese dalin se kostot jane te pashmangeshme, atehere pse linjat te mos behen shteterore, pse te mos i rimarre ne kontroll shteti ne bashkepunim me shoqaten e punetoreve te urbanit, madje edhe me perfaqesues lokale te qytetareve ose te udhetareve te perhershem (psh ata me abone te shpeshte)? Apo duken kamunizma te rrezikshme te gjitha keto. Fundja, rendesi ka qe pronaret te kenaqen, shoferet te shfrytezohen si kafshe ne pune (duke lene rrogen neper gjoba per mosrespektim te sekondes se itenerarit neper stacione) dhe qytetaret te paguajne dyfishin e biletes.&nbsp;</p>

Submitted by natyralisti (not verified) on

<p>Mendoj se pronaret private te linjave urbane qytetese le ta bejne sa te duan çmimin e biletes dhe te aboneve.Shteti duhet te heq patjeter monopolin privat te ketyre linjave duke e liberalizuar ate.Ne kete liberalizim te futet edhe vet transporti publik urban me çmim fiks te perballueshem nga qytetaret.Pastaj privatet po deshen le ti bien fyellit per kenaqesine e tyre.Kam argumenta te padiskutueshme se me çmimet ekzistuese te biletave, ne kushtet e monopoleve te linjave,fitimet jane me se te mjaftueshme,por makuturia per rjepjen e qytetareve dhe per pagesat korruptive i shtyn ne keto pretendime dhe presione.Nje shtet normal dhe serioz duhet tju tregoj vendin ketyre grabitqareve.</p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.