ResPublica dhe Hi-Tech

Postuar në 27 Mars, 2014 08:23

 

ResPublica.al ka kënaqësinë të ju paraqesë rubrikën e re të saj: ResPublica Hi-Tech!

Duke qënë ResPublica e pozicionuar prej më shumë se 4 vitesh si një blog online me qëllim informimin e publikut shqiptar për cështjet politike, ekonomike socio-kulturale që prekin interesat e tërë shqiptarëve, mendojmë se është casti i duhur për të shtuar një rubrikë të re për të arritur akoma më shumë qëllimin e blog-ut tonë.

Rubrika Hi-Tech do të trajtojë temat e industrisë së teknologjisë se informacionit si dhe impaktin që këto tema kanë mbi qytetarin. Tashmë revolucioni informatik është përpara syve tonë, dhe më shumë se cdo gjë tjetër revolucion po transformon rrënjesisht jetën tonë të përditshme. Në do të trajtojmë interesat e publikut shqiptar duke sjelle informacione nga evolucioni i industrise hi-tech dhe duke trajtuar edhe realitetin shqiptar me vecoritë e tij, me të rejat apo mangësitë që tregu ynë ka në këtë fushë. Do të trajtojmë rolin e investitoreve privatë që veprojnë në këtë sektor si dhe rolin e shtetit tonë, duke shpresuar që të ndikojmë sa më mirë në këto tema.

Ne do të jemi transparentë në temat që do të trajtojmë dhe shpresojme që të prekim edhe interesin e lexuesit!

Lexim të mbarë!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.