Reforma në Drejtësi, Eduart Halimi sqaron pse opozita po hyn në komision që e shkuara të mos përsëritet

Postuar në 08 Korrik, 2015 00:22

Reforma në drejtësi do të bëhet edhe me opozitën. Sipas “ABC News” demokratët vendosën të martën të bëhen pjesë e komisionit të përkohshëm parlamentar, i cili u ngrit nga mazhoranca kur ata ishin ende në periudhën e bojkotit 6 mujor. Prej muajsh ai po funksionon pa prani opozitare. Eduart Halimi, i cili që nga e enjtja do të jetë nënkryetar i komisionit, tha se në dy kërkesat e tyre kryesore, demokratët fituan barazinë e anëtarëve me mazhorancën në komision, ndonëse jo bashkëkryesimin. Romana Vlahutin e BE dhe Donald Lu i SHBA luajtën intensivisht rolin e ndërmjetësit mes palëve. Halimi tha se barazia mes anëtarëve mazhorancë-opozitë nuk do të thotë e drejtë për veto, derisa séanca është ajo që vendos me votë për projekt-ligjet. Garanci e tyre për një reformë të duhur e jo të njëanshme është ekspertiza e Komisionit të Venecias. Para një viti, kur sesioni parlamentar po mbyllej, mazhoranca miratoi pa opozitën, përveç hartës territoriale, disa ligje për drejtësinë, si ai që çoi në shkarkimin e anëtarëve të KLD, Byroja e Hetimit në Ligjin për Policinë e Shtetit dhe Magjistratura. Halimi thotë se opozita po hyn në komision edhe që e shkuara të mos përsëritet. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.