Reforma në drejtësi, debate për KLD-në dhe Gjykatën e Lartë

Postuar në 09 Korrik, 2015 06:12

Seanca e kësaj të enjteje e Kuvendit të Shqipërisë ka nisur me një debat mbi reformën në drejtësi, e rekomanduar qartë një ditë më parë nga kancelarja Angela Merkel, si jetike për integrimin e vendit në BE. Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi ka vlerësuar vullnetin e shprehur nga opozita për t’iu bashkuar komisionit të posaçëm. “Jeni të mirëpritur t’i bashkoheni komisionit të reformës në drejtësi”, ka thënë Ruçi duke iu drejtuar deputetëve të opozitës. Nga kjo e fundit, deputeti Eduard Halimi ka akuzuar mazhorancën se, për reformën në drejtësi ajo po vepron në mënyrë të njëanshme, duke shpërfillur dhe rekomandimet e faktorit ndërkombëtar. “Ju keni vepruar në kundërshtim me rekomandimet e partnerëve ndërkombëtarë. Ju nuk keni vullnet për reformën në drejtësi. Ndryshimet për KLD-në i bëtë që të hiqnit ata 3 anëtarë dhe t’i zëvendësonit me militantë. Të njëjtën gjë po bëni me Gjykatën e Lartë. Tërhiquni nga arroganca juaj. Ju nuk keni bërë asnjë strategji”, ka deklaruar Halimi. Ruçi u përgjigj: “Partnerët ndërkombëtarë kanë vlerësuar maksimalisht punën e bërë deri tani. Jam dakord që duhet të jetë reformë gjithëpërfshirëse dhe gjithçka që është bërë në komision, në mënyrë gjithëpërfshirëse është bërë. Ju nuk keni zhvilluar funksionin tuaj në komision dhe nuk keni dhënë kontribut”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.