Reforma e re e pronës, qeveria deklaron se për 10 vjet mbyllen problematikat. Kryeministri: "Absurdi me pronën. Ka patur individë që trashëgonin edhe amfiteatro të antikitetit”

Postuar në 16 Korrik, 2015 04:29

Qeveria ka prezantuar sot reformën e re për kthimin dhe kompensimin e pronës. Kryeministri, ministri i Drejtësisë dhe ai i Financave, kanë folur për rëndësinë e saj, faturën që pason, por duke theksuar se nisma do të zgjidhë një barrë të madhe për vendin. “E gjithë historia që lidhet me pronën në Shqipëri është historia e një absurdi që ka pasur dy palë. Nga njëra anë inidividë që kanë arritur të trashëgojnë deri amfiteatro të antikitetit dhe nga ana tjetër një shtet dhe një qeveri që ka arritur të bëjë me pronën çorapin më të paimagjinueshëm në të gjithë historinë e pronës mes shtetit dhe indivdëve”, tha kryeministri Edi Rama. Sipas tij ndërhyrja e politikës në vitet e tranzicionit, për çështjen e pronësisë “është e sigurt që fëmijët tanë do të trashëgojnë një vend në rrezik permanent të konfliktit social”. Qeveria mendon se brenda 10 viteve do t’i japë fund problematikave kryesore të prodhuara deri më tani me pronën, që është një nga çështjet më problemëtike në vend. Për ministrin e Financave, Shkëlqim Cani, ligji i ri respekton të drejtat e pronarëve të shpronësuar, duke vendosur një vlerë vjetore kompensimi shumë herë më të madhe se deri më tani. “Financimi vjetor mesatar çdo vit llogaritet rreth 5 miliardë lekë, afërsisht 20 herë më shumë nga çfarë është dhënë deri tani. Me tempin e ndjekur deri tani do të duheshin deri 200 vite për të dhënë të njëjtën shumë që do të jepen për 10 vitet në vazhdim”, u shpreh kreu ai.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.