Raportim i kryeministrit të Republikës së Shqipërisë: "Kemi ulur me 50 për qind numrin e vrasjeve". Një arritje terapeutike që nuk ishte premtuar

Postuar në 24 Korrik, 2015 02:00

Mund ta mirëkuptojmë kryeministrin kur kërkon të na bindë me shifra se ekonomia në letra është më e mirë se ajo që prekim në realitet, kur përpiqet të na sqarojë së rritja e çmimit të energjisë nuk është rritje por mesatarizim, kur mundohet të shpjegojë se nuk ka dashur të thotë atë që ka thënë e kështu me radhë...Por të prezantojë si arritje të qeverisë në parlament uljen me me 50 për qind të numrit të vrasjeve kjo nuk shërben si statistikë. Me këtë ritëm i bie që për 2 ose 3 vjet qeveria ta heqë nga fjalori fjalën vrasje ndaj dhe argumenti se me këtë qeveri shqiptarët vriten më pak është seriozisht për t'u marrë në konsideratë si nje lajthitje e tipit te Rilindjes. Meqënëse kryeministri e sheh si meritë të qeverisë së tij dekriminalizimin e shoqërisë shqiptare ka detyrimin të na thotë se si ka arritur të çlirojë nga makthet kriminale vrasësit në tentativë që i kanë thirrur mendjes dhe kanë reflektuar paqësisht mbi të ardhmen e tyre. Ndoshta vlen për t'u studiuar dhe do t'i sherbejë edhe literaturës universitare aftësia e kësaj qeverie për të zbutur instiktet vrasëse të njerëzve që para se të ngrejnë kamën marrin nga nektari jetëdashës që të imponon kjo qeveri përmes energjive që përcjell. Do ishte me interes që kryeministri të na tregonte se sa e ka ulur qeveria numrin e vetëvrasjeve, përdoruesve të drogës, pijaneceve, grabitjeve, sherreve në lavazhe, përdhunimeve në klasa, njerëzve të pa edukatë e një mal me sjellje të tilla që logjikisht i bie me këtë qasje të shënohen si statistika që do vënë në pah punën e madhe të qeverisë në këtë drejtim. Një arritje që mesa duket është bërë realitet edhe pse nuk ishte premtuar.
l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.