Rama i ftuar në Rai 3, flet për refomën ekonomike dhe taksat e ulëta: Shqipëria do të hyjë në Bashkimin Europian me çdo kusht

Postuar në 20 Korrik, 2015 06:17

“Edhe pse nuk është e lehtë rruga e integrimit, Shqipëria do te hyje në Bashkimin Europian me çdo kusht.” Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama gjate pjesemarrjes në emisionin “Agora” ne rrjetin televiziv italin Rai 3. Në këtë interviste kreu i ekzekutivit foli dhe për krizen greke, emigracionin e shqiptareve dhe ndryshimin e kahut në levizjen e qytetareve gjate viteve te fundit, me shtimin e shtetasve italiane që jetojnë e studiojnë në Shqipëri. “Sigurisht duket pak paradoks, që ndërsa janë shumë që duan të dalin, si Britania apo shtete të tjera, jemi ne në Ballkan që duam të futemi me çdo kusht. Sigurisht ne dëshirojmë të futemi me çdo kusht në Bashkimin Europian, vazhdojmë të besojmë në këtë projekt të madh”, tha Rama. “Ne mendojmë se Europa është në një situatë të vështirë, por kjo nuk do të thotë të dalim nga ajo, sepse do të ishte si të dalim nga historia”, u shpreh kreu i qeverisë.

Në studion e programit "Agora", Rama u pyet edhe mbi Greqinë. Ai nuk pranoi të bëhej palë mes Merkelit dhe Tsipras por theksoi nevojën për reforma që ka Greqia. "Mendoj se te thuash kishte apo jo të drejtë Merkel është dicka që redukton problemin. Greqia është një vend që ka nevojë të modernizohet, të ristrukturohet, nga themelet. Të trajtosh problemin vetëm nga pikëpamja financiare është reduktuese pasi bëhet fjalë për një vend që ka nevojë të modernizohet radikalisht", vleresoi Rama.

Por kryeministri Edi Rama foli mbi reformën ekonomike dhe taksat e ulëta. Sipas Ramës, falë politikës fiskale që po ndjek qeveria e tij në Shqipëri, tashmë po vijnë investitorë të huaj.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Shqiperi nuk do te futet ne Bashkimin Europian ashtu siç asht. Shqiperia duhet te behet europiane pa te futet aty.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.