Qeveria vendos uljen e afateve të përpunimit të kërkesave për koncesion. Vallë kaq i madh është fluksi i kërkesave?

Postuar në 12 Korrik, 2015 07:43

Ndërkohë që në Parlament u përmbyll rivotimi i marrëveshjes koncesionare me “Rapsican”, për skanimin në dogana, e për të cilën ministri i Financave deklaroi se “marrëveshja e parë ishte mbyllur me shpejtësi të madhe”, një nismë pason nga Ministria e Ekonomisë; nismë e cila rregullon pikërisht shpejtësinë e trajtimit të kërkesave. Me këtë rast, ministria ka ngurtur edhe një njësi të posaçme. “Ngritja e Njësisë së Trajtimit të Koncesioneve të partneritetit publik/privat pranë Ministrisë për Zhvillimin Ekonomik, e bën më të mundshme uljen e ditëve të procedurës. Ky komision kryen të gjitha procedurat për dhënien e koncesionit të partneritet publik/privat, që nga kryerja e studimit të fizibilitetit deri te nënshkrimi i kontratës, si dhe monitorimi i zbatimit të saj. Kjo njësi organizohet dhe funksionon në bazë të një vendimi të qeverisë, duke fituar një lloj autonomie në punën e saj. Kjo njësi ka për detyrim të krijojë dhe të mbajë regjistrin e koncesioneve. Mbajtja e regjistrit do t’i ndihmojë autoritetet tatimore që të monitorojnë dhe vlerësojë riskun, por edhe të provigjonojnë në vite kostot e koncesionit. Në të njëjtën kohë edhe përfitimet nga koncesioni shumë shpesh nga një eksperiencë disavjeçare janë të shpërndara në disa autoritete. Tani do të menaxhohen nga Ministria e Financave. Ndryshimi tjetër është që deri sot koncesionet në fushën e energjisë nuk janë dhënë në bazë të ligjit për koncesionet, do të trajtohen nga njësia e re”, raporton gazeta “Shqip”. Nga 272 ditë maksimumi, përpunimi i kërkesës shkon në 145 ditë. Kjo shkon në përputhje me objektivin e qeverisë për dhënien e 63 koncesioneve, partneritet publik-privat, nga të cilat shihet mundësia e investimeve të munguara. Mirëpo si në rastin e “Rapiscan” për një qeveri nuk përbën problem shpejtësia siç sugjeron ndryshimi aktual, por termat e kontratës. Qeveria aktuale dha me koncesion shërbimin ambulator në shëndetësi, me shpejtësi të madhe. Por sërish kjo thjesht sa shtoi një kosto në xhepin e shqiptarëve. Një pyetje që lind nga kjo masë e Arben Ahmetajt është se sa qenkan kërkesat për investime dhe koncesione që detyron qeverisë të ulë afatet?
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.