Prokuroria nuk e jep lejen Mark Frrokut për të qenë i pranishëm në gjyqin që do mbahet ndaj tij në Belgjikë

Postuar në 19 Korrik, 2015 01:54

Frroku nuk do të jetë i pranishëm në gjyqin që zhvillohet në Belgjikë. “Gazeta Shqiptare” shkruan se pas kërkesës së Mark Frrokut drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme, ku i kërkonte kësaj të fundit që të ishte i pranishëm në gjyqin që do mbahet ndaj tij në Belgjikë për vrasjen e Aleksandër Kurtit, organi i akuzës i ka kthyer përgjigje deputetit. Burime pranë organit hetimor sqarojnë se në përgjigjen që ka marrë Frroku saktësohet se nuk është Prokuroria e Përgjithshme, organi kompetent që duhet të pranojë kërkesën e tij për t’i dhënë leje për të qenë i pranishëm në seancën gjyqësore që zhvillohet më 19 tetor të këtij viti në Belgjikë. Në këto kushte, Mark Frroku duhet t’u drejtohet me një shkresë të ngjashme organeve të drejtësisë belge, ku deputeti pritet të rigjykohet për vrasjen e Aleksandër Kurtit, ngjarje e ndodhur më 5 mars të vitit 1999 në Bruksel. “Gazeta Shqiptare” sqaron se në mënyrë që Frroku të jetë i pranishëm në seancën e radhës në Belgjikë, duhet që autoritetet e drejtësisë së këtij vendi t’i dërgojnë një shkresë prokurorisë shqiptare, ku veç pranimit të kërkesës së Mark Frrokut, do duhet të garantojnë se ai do vijojë të jetë nën masën e sigurisë “arrest në burg” edhe gjatë qëndrimit të tij në Belgjikë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.