Problemet në yahoo,rrisin numrin e përdoruesve në Gmail.

Postuar në 18 Qershor, 2014 03:10

 

 

Përdoruesit e Yahoo cdo ditë dhe më shumë janë të pakënaqur me cilësinë e shërbimeve që ofron Yahoo. “Yahoo ka nevojë të rritet  dhe të marrë përgjegjësitë për problemet që ka” është shprehur një përdorues. Në dhjetor të 2013 yahoo ka pasur probleme me postën elektronike. Shumica e njerëzve nuk dërgonin dhe nuk merrnin dot mail. Problemet me te cilat hasen përdoruesit janë të ndryshme si probleme në dërgimin dhe marrja e mail-ve, me hyrjen dhe daljen nga faqjen. Edhe pse kanë kaluar shumë kohë Yahoo ka po të njëjtat problem. Në maj OSM  dha një informacion mbi përdoruesit e yahoo që duhet të përpiqen të shfletojnë përditë faqet e tyre sepse dotë hasin shumë probleme. Deri tani nuk ka asnjë ndryshim vazhdojnë po të njëjtat probleme si më përpara në marrjen dhe dërgimin e mail-ve. Një tjetër përdorues u shpreh “Që yahoo po fiton shumë para kjo gjë e ka bërë që të lë pak pas dore përdoruesit e saj".

Një përdorues i Yahoo-s u shpreh se një person për të lexuar një mail i duhet një kohë e gjatë dhe kur dikush tjetër i dërgon një mail i shkon mail mbas disa ditësh.Përdoruesit e yahoo janë shumë të pakënaqur,yahoo po i sjell problem edhe në bisneset e tyre. Sepse një mail i ardhur me vonesë ose një mail i dërguar më vonesë shkakton shumë probleme.Shumë përdorues janë shprehur që po mendojnë të kalojnë në Gmail më mirë sepse kanë dëgjuar që nuk ka probleme të tilla.Ata paralajmërojnë yahoo-n nëse nuk bën ndonjë ndryshim do ti humbi përdoruesit e saj. Një përdorues ka bërë një provë ku ka dërguar disa mail në të njëjtën kohë ku një pjesë ka mundur ti dërgoj një pjesë jo, më pas ka pritur ti dërgojnë mail ku disa i kanë ardh disa jo.Ai shprehet që është shumë i shqetësuar sepse nuk është hera e parë që i ka ndodhur po e njëjta gjë.  Këto shqetësime që janë të shpeshta e dërgojnë  përdoruesit në një pyetje të vetme. 

 Edhe sa do të zgjasi ky problem ? 

 

i.h

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.