Prishtinë/ Përcaktimi etnik në letërnjoftime, Komisioni për Integrime Evropiane kthen projektligjin. Deputetët: Mënyrë primitive, jashtë praktikave evropiane

Postuar në 03 Korrik, 2015 06:18

Komisioni për Integrime Evropiane ka kthyer në Komisionin për Punë të Brendshme Projektligjin për letërnjoftimet për shkak se kanë kundërshtuar një amendament, i cili përcakton përkatësinë etnike në letërnjoftim, raporton “Koha Ditore” Deputeti i Vetëvendosjes Ilir Deda tha se në asnjë mënyrë nuk duhet të pranohet ky amendament, pasi është jashtë praktikave evropiane. Ai e ka quajtur mënyrë primitive dhe të prapambetur një gjë të tillë. Kundër këtij amendamenti ka dalë edhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Luljeta Veselaj-Gutaj. Deputeti nga grupi 6+, Kujtim Baqaku, tha se në asnjë mënyrë nuk duhet të shkruhet me fjalë në letërnjoftim identiteti etnik. Propozimet e deputetëve i mbështeti edhe kryetarja e Komisionit, Teuta Sahatqija, e cila tha se mund ta përkrahin këtë projektligj, por të kërkojnë që amendamenti të tërhiqet. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.