Politika justifikon ditën e punës me 3 pikët kundër Serbisë. Sugjeron të ecim përpara!

Postuar në 10 Korrik, 2015 11:04

Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit ishte argumenti i ditës në kafene, zyra, pika bastesh sportive apo kudo tjetër ku Shqipëria gdhiu një ditë pa Merkelin dhe ngjarjet që përcillen njëkohësisht në lidhje direkte dhe ku dominojnë raportimet nga bëmat e politikës. Entuziazmi që mbërtheu mediat dhe opinionin për një vendim të drejtë të Gjykatës së Lozanës u festua me shampanjë dhe gota kristali në Federatën Shqiptare të Futbollit si dhe u komentua gjerësisht në rrjete sociale dhe ambjente publike. Edhe kësaj radhe politika nuk mbeti mbrapa, u përfshi nga emocionet dhe e quajti për detyrë të reagojë. Shtetarët e Shqipërisë e mbyllën ditën e punës me nga një koment në tuiter apo njoftim për shtyp lidhur me 3 pikët që iu hoqën Serbisë dhe iu dhanë Shqipërisë.  I pari që ka reaguar ne tuitter ka qenë kryeministri Rama që e cilesoi SUPER këtë vendim që sipas tij dëshmoi çfarë do të thotë drejtësi europiane. Presidenti i Republikes Bujar Nishani ka postuar në faqen e tij në Facebook një foto me djemtë e kombetarës, duke shkruar dhe urimin e tij. “Urime ekipit kombëtar. Përpara”, shkruan kreu i shtetit. Kreu i kuvendit Ilir Meta zgjodhi të dilte përpara mediave për të ndarë personalisht gezimin e asaj që ai e quajti “një fitore të madhe që lehtësoi dhimbjen e padrejtësisë”. Ish-kryeministri Berisha shkruan se gjykata bëri drejtësi për ndeshjen e ndërprerë nga albanofobia në Beograd dhe e cilëson verdiktin e saj vendim të madh për të drejten e ekipit kombëtar dhe të gjithë shqiptarët. Kreu i opozitës, Basha e quajti vendimin e Arbitrazhit si fitoren e të vërtetës mbi padrejtësinë.

 

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.