Policia gjeti helm dhe flamurin e ISIS-it në në çantën e të arrestuarit në Badovc, liqeni që furnizon me ujë Prishtinën

Postuar në 12 Korrik, 2015 11:10

“Koha.net” raporton se policia e Kosovës ka gjetur helm në çantën e pesë të arrestuarve dje pranë liqenit të Badovcit, liqeni që furnizon me ujë të pijshëm Prishtinën. Helmi i është gjetur në çantë, Enis Latifit nga Vushtrria, që është njëri nga pesë të arrestuarit e djeshëm. Këtë e ka treguar avokatja mbrojtëse e tij, Sabrije Jashari, e cila duke folur para mediave ka shpalosur disa detaje të arrestimit të klientit të saj, Enis Latifi, raporton “Koha.net”. Ajo ka thënë se “përveç flamurit të ISIS-it, maskave dhe dorëzave, në çantën e cila është gjetur pranë të arrestuarit është gjetur edhe një helm”. Por Jashari nuk ka mundur të japë më shumë detaje në lidhje me këtë substancë. Pesë të arrestuarit janë sjellë me forca policore me Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku do të dalin para trupit gjykues. “Koha.net” ka mësuar emrat e 4 nga 5 të arrestuarit. Përveç Enis Latifit, është edhe djali i xhaxhait së tij, Besnik Latifi po nga Vushtrria, Gazmend Halili dhe si Milazim Haxhijaj nga Istogu. Ndërkohë kryetari i Gjykatës Themelore, Hamdi Ibrahimi, ka bërë të ditur se vendimi do të shpallet nesër, raporton “Koha.net”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.