Pirateria fenomen që po pushton botën.

Postuar në 18 Qershor, 2014 05:29

Në të gjithë botën agjencitë e zbatimit të ligjit janë duke u përpjekur për të frenuar piraterin dhe shkarkimet të paligjshme që bëhen nga individë të ndryshëm.Adrian Leppard mendon se duhet ti jepet një rëndësi të vecantë miratimit të ligjit për të frenuar mbi dhunimin e të drejtave të autorit.

Adrian Leppard, Komisioneri i Policisë së Qytetit të Londrës në Samitin e IP solli disa ide se si mund të depërtonte ligji për të larguar këtë fenomen nga tregu. Kjo konference u ndoq nga një numër një  madh  njerëzish të fushave të ndryshme sepse ishin të gjithë shumë të interesuar mbi ruajtjen e të drejtave të autorit gjë që lidhet direkt me pronësin intelektuale. Ky problem që preku Leppard  ka prekur masivisht U.K dhe vendet e tjera. "Ne duhet të përqëndrohemi seriozisht në këtë problem që e ka prekur jo vetëm Britanin e Madhe" tha Adrian Leppard. "Të gjithë e dijmë që sot numërohen një numër të madh faqesh në internet që mund të shkarkosh albume muzikore,në mënyrë të paligjshme” shtoi Leppard.Këto vjedhje sjellin dëm të mëdha në shoqërinë tonë.

Cila është zgjidhja nga Leppard për këtë fenomen?

E vetmja mënyrë është që të punojmë për të parandaluar këtë krim.Cdo film që del ,cdo këngë ose album i ri duhet të ketë të drejta autori. 

Edhe pse Leppard solli disa këshilla të vlefshme për të shmangur piraterin prapë se prapë kjo pirateri për konsumatorin ka dhe të mira e saj,sepse ata marrin produktin në një cmim shumë të ulët ose falas fare varet nga ajo që kërkojnë.Për klientin pirateria është e mirë deri në momentin që ajo nuk dënohet me ligj kurse për prodhuesin pirateria sjell dëme të mëdha.

Nga ky fenomen nuk janë prekur vetem tregjet e mëdha të industrive muzikore por kjo gjë ka prekur dhe Shqipërinë. Në cdo intervistë që japin këngëtarët të ndryshëm e tregojnë këtë si fenomen shqetësues për ta. Ata nxjerrin në treg albume është shumë e lehtë ti kesh albumet e tyre në duar pa harxhuar asnjë lek.

A është ky një fenomen që do të largohet apo do jetë pjesë e tregut botëror gjithmon ?

 

i.h 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.