Pedagogët kundërshtojnë pr/ligjin për Arsimin e Lartë një ditë para se të votohet në parlament: Është antikushtetues, Qeveria godet universitetet

Postuar në 20 Korrik, 2015 05:00

Pedagogët kundërshtojnë hapur dhe fort pr/ligjin duke e quajtur antikushtetues por dhe shkatërron sistemin arsimor. Një ditë para se pr/ligji për arsimin e lartë të votohet në parlament, opozita mblodhi në një tryezë pedagogë dhe përfaqësues të shoqërisë civile të cilët kanë oponencë për këtë pr/ligj. Tryeza ka temën “Qeveria godet arsimin e lartë” “Në seancën e së nesërmes duam të jemi dhe zëri i atyre që kanë folur kanë shkruar dhe kanë dalë nëpër sheshet e protestave dhe që nuk janë dëgjuar’ tha Basha. Pedagogët e Universitetit të Tiranës, Mark Marku por dhe Artan Fuga të cilët kundërshtojnë jo vetëm pr/ligjin kritikuan dhe opozitën për qëndrimin e saj  në lidhje me këtë pr/ligj.

Ndërkohë Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha që ka drejtuar tryezën për arsimin e lartë, duke shprehur kritika të thella ndaj reformës së qeverisë. Në fjalën e tij, Basha fillimisht ka vlerësuar se, “procesi për reformën në arsimin e lartë nisi me transparencë, por shumë shpejt u kthye në një labirinth”. “Ky ligj i jep një goditje fatale aspiratave për arsimim. Sipas kësaj skeme, universitetet publike barazohen me ato private”, ka deklaruar Basha.  Ai ka nënvizuar se, shqiptarët sot kërkojnë që arsimi i lartë të jetë i përballueshëm, ndërkohë që qindra të rinj kanë braktisur sipas tij studimet sepse nuk përballojnë dot tarifat.  “Synimi ynë është që arsimi i lartë të jetë i aksesueshëm nga sa më shumë të rinj”, ka deklaruar Basha.  “Kjo reformë do të ketë një impakt negativ tek qindra e mijëra familje shqiptare dhe tek brezat e rinj. Të luftojmë që të rrisim cilësinë në arsimin e lartë”, ka shtuar kreu i PD.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.