PD grup pune kundër reformës qeveritare të pronës, Tabaku: Kjo që po kërkon të bëjë qeveria është zhvlerësim i pronës dhe mbyllje pa zgjidhje e saj

Postuar në 25 Korrik, 2015 10:45

Partia Demokratike do të ketë dhe alterantivën e saj se si mund të zgjidhet çështja e pronave. Sipas deputetes Jorida Tabaku, kjo që po kërkon të bëjë qeveria është zhvlerësim i pronës dhe mbyllje pa zgjidhje e saj. Në një prononcim për “Abc News” Tabaku pohon përgjegjësine e PD që nuk arriti ta mbyllë këtë çështje, por ajo tërheq vëmendje ndaj opinionit publik e grupve të interesit të bëjnë mirë dallimin mes dy filozofive, tek e quan antikushetuese këtë të qeverisë Rama. “Një grup pune është ngritur në Partinë Demokratike për të analizuar projektligjin e qeverisë për pronat. Konsultime do të bëjë dhe opozita dhe qasja nuk do të jetë vetëm kundëshrtimi i draftit ligjit, por dhe alterantiva se si të vijë në rrugë kushtetuese”,  tha Jorida Tabaku për “Abc News”. Sipas saj kështu siç u prezantua projektligji veç sa e komplikon çështjen e pronave. 

Comments

Submitted by miri (not verified) on

<p>Po pse moj hirushe , nuk e zgjidhet ketu 25 vjet kete pune . Edhe princi yt i kalter ne pushtet ka qene apo VK</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.