PD: Çështja “çame”, çështje pronash. “Abrogimi i ligjit të luftës nga pala greke tregoi një vullnet drejt zgjidhjes së të gjitha çështjeve të dosjes midis palës greke dhe shqiptare”

Postuar në 16 Korrik, 2015 07:13

Partia Demokratike ka përcjellë konsiderata dhe vlerësime pozitive për vizitën e ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias. Ish-ministri i Jashtëm, Aldo Bumçi, ka deklaruar se vullneti i palës greke për të abroguar ligjin e luftës si dhe ftesa e Athinës zyrtare për hapjen e një zyre të Kosovës, ishin lajme të mira. “Pika pozitive ishte abrogimi i plotë i ligjit të luftës, ky ishte lajmi në këtë vizitë dhe në hapat e mëtejshëm do të konfirmojmë në mënyrë juridike dhe ligjore që ligji i luftës nuk ekziston. Abrogimi i ligjit të luftës nga pala greke tregoi një vullnet të fortë drejt zgjidhjes së të gjitha çështjeve të dosjes midis palës greke dhe shqiptare dhe do t’ju japë dimension tjetër marrdhënieve mes dy vendeve. Vizita në Kosovë, hapat drejt njohjes, nuk është një njohje e plotë, por ftesa për të hapur një zyrë një Athinë është diçka shumë pozitive”, tha deputeti demokrat. Nisur nga ky qëndrim, duket se PD-ja vlerëson se abrogimi i ligjit të luftës shënon hapin kryesor për zgjidhjen e problemeve mes dy shteteve, duke eliminuar nevojën e ngarkimit të tyre me një çështje të posaçme siç është ajo që nga PDIU nihet si çështja çame. Kjo pasi heqja e këtij ligji zhvlerëson edhe sekuestron konservative mbi pronat e shqiptarëve, për të hapur rrugë edhe për pjesëtarët e komunitetit çam. Kjo optikë e PD-së është në fakt një shuplakë për axhendat politike të një partie si PDIU.
http://www.gazetatema.net/web/2015/07/16/aldo-bumci-vizita-e...
s.z

Comments

Submitted by Anonima (not verified) on

<p>pse te mos vihet vangjel dulja kryetar i pd-se?? &nbsp; nenktyetar luli,sekretar i pergjithshem m.nanua! &nbsp; deputete ,mere baze,fatos lubonja, &nbsp;bushati ,panajot barka,ben andoni,fevziu etj. &nbsp;</p><p>do thote dikush,cfare i bashkon te gjithe keta? &nbsp; &nbsp; &nbsp; &nbsp; &nbsp;<em>dashuria per shqiperine &nbsp;mos valle!</em></p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.