Pas Kotzias flet Idrizi. Kujtohet edhe për çemërit ortodoksë(!), por nuk flet për Genocid. A mund të kërkojë Shqipëria një rezolutë në OKB si në rastin e Srebrenicës?

Postuar në 15 Korrik, 2015 08:04

Vizita e ministrit të Jashtëm grek në Tiranë, duket se i ka bërë një nder të vockël kreut të Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi. Ky ka gjetur një rast të bëjë sërish një deklaratë në këtë kohë pushimesh, ku askush nuk ja ngenë atyre që punojnë si deputetë. Ja çfarë thotë Idrizi nga “Facebook”. “Jam thellësisht i zhgënjyer për deklaratat e papërgjegjshme të Ministrit të Jashtëm Grek, Nikos Kotzias në Tiranë në lidhje me çështjen çame. Me sa duket z. Kotzias ka përzgjedhur të mësojë historinë e ekstremit të djathtë të Napoleon Zervës dhe jo ashtu sIç ka ndodhur në të vërtetë. QëndrImi i tij ndaj çështjes çame, duke kërkuar edhe një herë “fajtorët“ te viktimat është një qëndrim folklorik, tipik i provincializmit ballkanik dhe në kontrast të dukshëm nga qëndrimi fisnik e me vlera evropiane që mbajti një ditë më parë Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Shultz, i cili kërkoi falje për masakrat e nazizmit. Natyrshëm lind pyetja: Po ju z. Kotzias do të kërkoni falje për 5100 të vrarë, të masakruar e të përçunduar nga një bashkëpunëtor i nazizmit si Napoleon Zerva? Po për pjesën tjetër të dëbuar në një spastrim të pastër etnik? Për 5900 shtëpi të djegura e të shkatërruara? Për dhjetra çamë ortodoksë të vrarë brutalisht për të dhënë shembullin të pjesa tjetër? Është turp për një përfaqësues të vendit të Aristotelit, të vijojë me një retorikë neonaziste në qendër të Tiranës”. Kjo pasi Kotzias foli për çështje të pronave të qytetarëve shqiptarë në Greqi. Të vihet re se z. Idrizi nuk flet për Genocid, por për masakra. Meqenëse sillet për analogji falja që Martin Schultz bër për masakrën e Borovës, është me vend të pyetet për një tjetër analogji të afërt në kohë: a do të kërkojë PDIU që shteti shqiptar të propozojë një rezolutë për Genocidin ndaj popullsisë çame, njësoj si në rasti e Srebrenicës? Pra që të njihet si Genocid? Pyetje që ka vend formalisht, vetëm nëse z. Idrizi nuk ka hequr dorë nga përkufizimi “genocid”.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.