Paradoksi shqiptar, në botë çmimi i naftës bie, te ne ngrihet. Demokratët i bëjnë thirrje qeverise të heqë taksën e qarkullimit e kështu të ulë çmimin e naftës

Postuar në 11 Korrik, 2015 07:17

Në botë çmimi i naftës ka rënë, në Shqipëri është ngritur. Një paradoks i përhershëm. Por lajmi i uljes së çmimit në botë përcillet me gëzim,por  dëshpëron shqiptarët. Kjo për shkak se çmimi i naftës vetëm po rritet dhe ka arritur në nivelet që ishte kur nafta kishte kapur rekordin në bursa. Ndërkohë Partia Demokratike i bëri jehonë këtij shqetësimi me një deklaratë për shtyp të shtunën. “Çmimi i naftës ka arritur deri në 190 lekë litri, më i shtrenjti në rajon e më gjerë, duke ndikuar në shtrëngimin edhe më tej të jetesës. Ndërkohë, Edi Rama vazhdon me kokëfortësi te mbaja taksat e rritura mbi qarkullimin duke refuzuar të ulë kështu çmimin e naftës. Shqipëria është i vetmi vend që çmimi i naftës vazhdon të rritet ndërkohë që prej dy vitesh nuk rriten me asnjë qindarkë pagat e pensionet. Nga këto tarifa e çmime skandaloze po përfitojnë miqtë dhe klientët e qeverisë, që pasurohen çdo ditë në kurriz të qytetarëve. Partia Demokratike i bën sërish thirrje qeverise të heqë taksën e qarkullimit dhe të ulë kështu çmimin e naftës e të lehtësojë jetën e shqiptarëve,” tha deputeti demokrat, Gerti Bogdani.

Agjencia Ndërkombëtare Energjetike paralajmëron sërish se çmimet e naftës do të vazhdojnë të bien. Për më tepër agjencia thotë se çmimet e naftës do vazhdojnë të jenë shumë të ulëta edhe në vitin 2016. Sipas IEA, tregu i naftës në botë nuk është në gjendje që të absorbojë të gjithë volumin e madh të naftës së prodhuar. Çmimi i një fuçie naftë ishte 115 dollarë në qershor të vitit të shkuar dhe ra deri në 45 dollarë në janar. Aktualisht një fuçi naftë në bursë kushton 59 dollarë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.