Për të kuptuar diçka më shumë nga replikat Rama-Blushi në asamblenë e PS (debati i plotë)

Postuar në 19 Korrik, 2015 03:11

Debatet  që u zhvilluan në Asamlenë e Partisë Socialiste vlejnë shumë për të kuptuar sesi funksionon partia më e madhe që qeveris vendin. Mediat e shkruara kanë zbardhur të plotë replikat mes kryetarit Rama dhe deputetit Ben Blushi, por dhe ndërhyrjet e disa deputetëve të tjerë. Po e përcjellim të plotë këtë debat siç e kanë zbardhur gazetat e ditës.

Ben Blushi:  Siç e tha dhe kryetari, Partia Socialiste është shthurur, edhe pse ka arritur fitore në zgjedhje. Kjo mbledhje është gjithë paradokse. Si mund të hapim fushatë zgjedhore në parti, ku do të zgjidhet që nga kryetari më i thjeshtë i organizatës socialiste e deri te kjo asamble, ndërsa kryetari i Partisë Socialiste vijon mandatin e tij pa u zgjedhur? Ke shkelur statutin, pasi prej dy vitesh qëndron në krye të PS-së pa mandat dhe nuk lejon zgjedhjet. Ke bllokuar zgjedhjet në PS për kryetarin. Ti je administrator. Vetëm pronarët e monarkët nuk zgjidhen. Ne jemi partia më unike në planet që nuk zgjedhim kryetarin.

Edi Rama: Nuk është nevoja të ngremë zërin dhe të bërtasim për gjysmë të vërtetat e tua. Ne sapo dolëm nga zgjedhjet në 2013-n dhe dolëm fitimtarë, morëm pushtetin. Edhe statuti e përmban që kryetari i partisë, kur partia fiton zgjedhjet, zgjidhet kryeministër. Pra, ishte një konfirmim i mandatit të kryetarit jo vetëm nga anëtarësia e partisë, por edhe më gjerë, nga elektorati. Nuk kishim luksin që të hynim në një fushatë zgjedhore në parti, me shpenzime të tepërta, kur anëtarët e PS-së sapo kishin dhënë votën në fletën e votimit për PS-në dhe kryetarin e saj. Megjithatë e kam thënë që ne do të ndjekim shembullin e partive më demokratike, siç është ajo laburiste.

Ben Blushi: Nuk duhet të fshihesh pas shembujve botërorë, sepse ne nuk jemi laburistë. Që të bëhemi si laburistët, ne duhet të zbatojmë ato që kemi shkruar vetë dhe i kemi votuar vetë në statut. Duhet të zhvillosh zgjedhje. Meqenëse po më sjell si shembull laburistët, po të them që edhe miku yt, Toni Bler, u largua nga drejtimi i partisë, duke ia lënë vendin Gordon Braunit, edhe pse kishte fituar zgjedhjet. E njëjta histori edhe me Margaret Theçer, e cila u largua nga drejtimi i partisë pas fitores së zgjedhjeve të përgjithshme. Në ditët tona, shembulli na vjen nga Gjermania. Kancelarja Merkel u zgjodh në krye të partisë së saj përmes votimit, pavarësisht se i kishte fituar zgjedhjet.

Edi Rama: Turp të kesh që vjen në asamble për të sulmuar kryetarin e partisë dhe partinë. Ti e ke braktisur betejën e PS-së. Kur të tjerët luftonin për vota, në zgjedhjet vendore të 21 qershorit, ti luftoje kundër PS-së.

Ben Blushi:  Kush të ketë turp?! Tërhiqe mbrapsht atë që the! Unë s’po kërkoj ndonjë tender! As ndonjë legalizim! As ndonjë vend pune! As të nxjerrësh njeri nga burgu, se ti me këto kërkesa je mësuar dhe i plotëson! Unë po kërkoj vetëm zgjedhje! A mund të ketë njeri turp kur kërkon zgjedhje?! Në 50 vjet janë futur 5000 veta në burg se kërkonin zgjedhje dhe unë jam krenar që kërkoj diçka për të cilën ky vend ka vuajtur? I bëj thirrje dinjitetit tuaj që të votoni për zgjedhjet në parti! A keni dinjitet, apo vetëm vende pune? Si mund të pranosh, Servet, që PS-ja të mos zgjedhë kryetarin? Po ti, Gramoz? Po ti, Namik? Po ti, Elisa, që të kam dëgjuar shpesh të flasësh për demokracinë? Po ti, Mirela, përkthyesja e letërsisë, në çfarë partie ke ardhur? Në një parti që nuk bën zgjedhje?

Sadri Abazi: Nuk do të të dëgjojmë ty gjithë kohën.

Ben Blushi:  Sadri, ti thuaj çfarë të duash se me ty nuk merrem. Të hipësh në “X6” me kondicioner dhe të shkosh në shtëpi është e vetmja cilësi që të bën anëtar të Asamblesë Kombëtare.

Edi Rama:  Ulu, pse duhet të flasësh kaq shumë, do të flasin edhe të tjerët. Ulu se po djersin.

Ben Blushi: Po duhet të kem turp se po djersitem. Shko rregullo kondicionerin e sallës!

Gramoz Ruçi: Kongresi i janarit do të miratojë ndryshimet në statut që do të prekin edhe këtë pikë që Beni përmend.

Ben Blushi: Duhej të ishte shkruar në projektvendimet e kësaj asambleje që në kongres do të zgjidhet edhe kryetari.

Gramoz Ruçi:  Këtë po të thosha, o Blush. Edhe sot mund ta shtojmë një fjali, që në kongres, përveç zgjedhjes së Asamblesë Kombëtare, do të zgjidhet edhe kryetari.

Ben Blushi:  Por nuk është vetëm statuti i partisë që është shkelur. Është ekonomia, plaga jonë më e madhe, plaga më e madhe e qeverisë. U premtuam shqiptarëve se do t’i çlironim nga mjerimi, sidomos shtresat e varfra. Të varfrit janë bërë më të varfër dhe të pasurit më të pasur. Politika e taksave ka dështuar, sepse nuk arritëm të zbusnim varfërinë te shqiptarët, prandaj kemi numrin rekord të azilantëve. I vetmi sukses i ekonomisë sonë është rritja e borxhit mbi 70%. Ne kemi marrë borxh për të shlyer borxhin, atë që kemi kritikuar te qeveria e Berishës.

Edi Rama:  Më mirë mos u merr me ekonominë, se nuk je ekonomist dhe humbet pa e kuptuar.

Ben Blushi: Unë flas mbi bazën e atyre që kemi premtuar në fushatë para gjithë shqiptarëve në 2013-n dhe nuk jemi kurrkund me mbajtjen e këtyre premtimeve, përkundrazi. Kjo nuk kërkon shumë cilësi prej ekonomisti, ti si kryeministër duhet të kesh aftësi më shumë për t’i lexuar

Ben Blushi: Po ju kërkoj ta legalizojmë këtë shthurje statutore siç tha Rama.

Edi Rama: Mos më cito gabim, se nuk e thashë.

Ben Blushi: E the, po mos më ndërprit. Te dhashë të drejtë, sepse vërtet është shthurje statutore.

Edi Rama: Mos më cito keq, nuk e thashë.

Ben Blushi:  E the, por qetësohu të ta shpjegoj. Ja, për shembull, kush e di se kush është kush në këtë asamble. Koço Kokëdhima, për shembull, është anëtar i asamblesë pa qenë anëtar partie. (Ngrihet në këmbë deputeti Kokëdhima

Ben Blushi: Ulu, Koço, s’ka problem. Pra, po thosha se jo çdo deputet mund të jetë anëtar i asamblesë nëse nuk është anëtar i PS-së. Se kështu del që dhe Mark Frroku mund të jetë anëtar i asamblesë. Taulant Balla:  Mark Frroku nuk është deputet i PS-së. Po gënjen.

Ben Blushi:  E di, Taulant, po qetësohu se nuk ka ardhur ora të pish ilaçet.

Servet Pëllumbi: Partia duhet të bëhet më vitale, të mos mbetet pjesë e historisë dhe qeveria të mbështetet më shumë tek partia. Përvojat botërore po tregojnë se partitë po funksionojnë në formën e lëvizjeve dhe ne këtë duhet të arrijmë. Por që të arrihet kjo, duhet të bëjmë të interesuar çdo anëtar partie që ai të ketë peshë në vendimmarrjet e partisë dhe të mos jetë një anëtar fiktiv që voton çfarë i kërkojnë nga lart. Sa i takon zgjedhjes së kryetarit, nuk besoj se vetë kryetari do të anashkalojë këtë. Në kongres do të gjejmë modalitetet statutore për ta realizuar këtë.

Comments

Submitted by Neutrali (not verified) on

Mjerimi i ketij vendi gjate gjithe historise te ekzistences se shtetit Shqiptar,ka ardhur nga kulti i individit me pushtet(diktatori) dhe lufta e tij per te mbajtur pushtetin sa me gjate te jete e mundur duke mbledhur rreth vehtes gjithefare servilesh,sahanlepires dhe te pa-aftesh per te mbajtur pushtetin me çdo kusht. Statuti i nje Partie apo Kushtetuta e nje vendi,perbejne ligjin themelor te funksionimit te tyre.Shkeljet e ketyre ligjeve pa u ndeshkuar behen vetem nga monarket,diktatoret dhe bandat qeverisese qe nuk japin llogari tek kurkushi.Kjo ka ndodhur tek ne,ne regjimin e monarkise,ne regjimin komunist dhe kjo ndodhi edhe pas viteve 1990.A thua se Shqiperia nuk paska intelektuale te afte dhe te ndershem per te qeverisur kete vend me rotacion thellesisht demokratik çdo 4 vjete qeverisje.Turp qe nje asamble prej dhjetra personash,nuk ndihet ne respektim te ligjit themeltar te partise se tyre.Me sa duket ata i lidh me asamblene jo interesi i partise dhe i vendit por interesi i tyre personal i kushtezuar nga kryetari sa me jetegjate ne krye.Sepse po u zgjodh nje kryetar tjeter iku dhe vate edhe interesi i tyre. Pa u shkallmuar kjo tradite dhe simbioze mendoj se mjerimi do te jete gjithmon i pranishem.Faktori tjeter favorizues dhe vegjetues i kesaj situate eshte nderthurja reversible ndermjet klikes qeverisese me pushtet, si një rjetë vaskulare ane e mbane vendit me prapambetjen e madhe sociale që kënaqet me "një vezë sot se sa me një lopë mot".

Submitted by Licovuni (not verified) on

Per mua Beni nuk as logjiken e nje fatosi kopshti ne arsyetim. Nuk eshte vecse nja ngacke.

Submitted by Albi_I (not verified) on

Mbase po mbase jo, po problemi ne kete vend nuk jane ata qe kritikojne kryetaret po kryetaret qe marrin partite peng. Mbase dikush e shpjegon me mire kete pike, dikush me keq. Po ne fund thelbi ai eshte.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.