Opozita kërkon ndërprerjen e kontratës me “Crown Agents”: “Një dështim që kundërmon erë korrupsion”

Postuar në 23 Korrik, 2015 08:35

Kontrata me “Crown Agents” duhet të prishet. Ky është mendimi dhe kërkesa e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës, sipas të cilit kontrata nuk justifikohet më dhe rezluton me efekte negative. “Që tani, pa qenë nevoja të presim prokurorinë, duket qartë se kontrata e tij me “Crown Agents” është një dështim që kundërmon erë korrupsioni. Kjo kompani mori nga qeveria shqiptare paratë dhe lehtësirat e njohura, të cilat i kemi kundërshtuar që në krye të herës, por nuk realizoi asnjë prej objektivave të shpallura me bujë nga vetë Edi Rama. Përkundrazi, doganat u kthyen në kohërat me të errëta të kontrabandës masive. Kontrata me “Crown Agents” duhet të ndërpritet. Shqiptarët nuk duhet të paguajnë më asnjë qindarkë për këtë kompani të lobuar nga kryeministri. Mjaft kanë paguar dhe kot kanë paguar”, tha Basha në mbledhjen e Grupit Parlamentar. Ai foli për mungesën e 150 milionë eurove të ardhura, për të cilat kryeministri nuk ka ende një përgjigje.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.