Një veprim që parlajmëron atë që do të ndodhë me ndryshimin në Bashki/të

Postuar në 24 Korrik, 2015 05:03

Tashmë po ngjan si praktikë e zakonshme e kryeministrit. Hidhet një “ide”, shoqërohet me ndonjë akt, shikohet reagimi dhe pastaj vendoset çfarë duhet bërë. Kjo pasi me sa duket kryeministri i Shqipërisë është një frikacak. Protesta e armëve kimike, reagimi për koncesionin e parkingjeve si dhe tërheqja për projektin e hyrjes së liqenit në Tiranë, janë prova e kësaj sjelljeje të pasinqertë me qytetarët. Listës i shtohet edhe rasti i dy ditëve të fundit, ai i ndërtimit në mjediset afër kinema “Millenium”. Sapo doli në media, Ministria e Kulturës urdhëroi prishjen. Vallë Ministria nuk e kishte parë se çfarë po ndodhte?
Sot nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo, pretendoi se bashkia e ka njoftuar ministrinë, madje edhe atë të Brendshme, por asgjë nuk ka ndodhur. “Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë të gjitha procedurat ligjore për të ndaluar ndërtimin e paligjshëm që po kryhej brenda mureve të kalasë së Tiranës ( pranë ish - pallatit të Pionierëve), monument kulture i kategorisë A. Ndonëse Ministria e Kulturës, Ministria e Brendshme dhe IMKT ishin njoftuar për këtë ndërtim flagrant, nuk ishte marrë asnjë masë edhe pse ndodhej vetëm pak metra larg ministrisë së Brendshme. Ndërtimi kryhej nga miku i Edi Ramës, Alban Xhillari”, tha Bozdo. Ndërtimi është prishur, por është hedhja e mureve, paralajmëron për atë që pritet të ndodhë me ndryshimin në Bashkinë e Tiranës dhe në bashki të tjera.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.