Nisma ligjore/Bizneseve që nuk u rimbursohet TVSH, u lind e drejta e mospagimit të detyrimeve tatimore në masën e TVSH-së së pretenduar për rimbursim”

Postuar në 20 Korrik, 2015 14:19

Kreu i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe deputeti Ervin Koçi, kanë iniciuar një nismë ligjore që synon të lehtsojë marrëdhëniet tatimore me biznesin. Sipas kësaj nisme bizneseve që nuk u kryehet rimbursimi në kohë i TVSH-së, u lind e drejta që të mos paguajnë detyrimet e tjera tatimore. “Nëse personat e tatueshëm, të regjistruar për TVSH-në, rezultojnë me teprice kreditore dhe paraqesin pranë Drejtorisë së rimbursimit të TVSH-së në DPT kërkesën për rimbursimin e TVSH-së së, paguar tepër, nëpërmjet formularit ” Kërkesë për rimbursimin të TVSH-së, sipas modelit të miratuar, Drejtoria e rimbursimit të TVSH-së në DPT në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale Tatimore ku është i regjistruar tatimpaguesi, brenda 60 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës së tatimpaguesit dhe brenda 30 diteve nga data e paraqitjes se kërkesës së tatimpaguesve eksportues, verifikon situatën tatimore të tatimpaguesit dhe miraton tepricën kreditore si të rimbursueshme dhe, kur është e nevojshme, ushtron kontroll bazuar në analizën e riskut. Pagesa e tepricës kreditore të rimbursueshme kryhet brenda pese ditëve, nëpërmjet sistemit të thesarit, në baze të rregullave të përcaktuara në udhëzimin e Ministrit te Financave. Në rast të kundërt, personit të tatueshëm i lind e drejta e mospagesës së detyrimeve të tjera tatimore në masën e TVSH-së së pretenduar për rimbursim”, thuhet në projektligj. Parshikohet që në funksion të këtij ligji, nëse miratohet, të krijohet edhe një njësi në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.
s.z

Comments

Submitted by Arben (not verified) on

<p>&nbsp;Ore po kete te drejte biznesi e ka pasur jete e mot nuk eshte ndonje gje e re sic po perpiqet ta shesi deputeti nismetar. E then troc ky ligj e ben zero TVSH e rimburushme te pagueshme nga zyra e tatimeve pra s&#39; ka para per rimbursimdhe e con ne 100 % &nbsp;mospagimine detyrimeve te TVSH se pagueshme derisa te behet zero vlera e TVSH se rimbursueshme. Troc biznesi do ter kreditoej shtetin per ate vlere sa eshte TVSH e rimbursueshme dhe qe nuk do te kthehet por do te erroghet. ! Ok fiancairarisht nuk ka ndonje problem alaramnt po pse shitet si nje ligj qe &quot; lejteson mardheniet tatimore me Biznesin kur ai qe &quot; ndeshkohet &quot; eshte biznesi &nbsp;!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.