Nis me Srebrenicën për të kaluar te Selenica. E paqartë cilin “ironizon” këshilltari i Edi Ramës, Ilir Metën apo Sali Berishën

Postuar në 11 Korrik, 2015 10:26

Fate Velaj ka gjetur një mënyrë për të vënë në dukje injorancën që ai konstaton te deputetët e Parlamentit shqiptar; sugjeron që të lexohet një shkrim i tij. Bëhet fjalë për temën e Srebrenicës, për të cilën Këshilltari për Diplomacinë Kulturore dhe Rilindjen Europiane i kryeministrit të Shqipërisë, ka bërë një shkrim të posaçëm. Kuptohet, shigjeta niset drejt Saliut dhe të vetëve, por ka gjasë, që pa dashje ndoshta, pa e ditur, apo qëllimisht, të ketë përfunduar tek Ilir Meta. Ja se çfarë shkruan Velaj: “sot, te gjitha mediat kryesore ne vend, botuan shkrimin tim me titull “srebrenica”. te enjten, ne parlament, saliu ngriti ne kembe te gjithe deputetet qe ishin te pranishem ne salle per te mbajtur nje minut zi ne kujtim te te reneve gjate masakres se srebrenices.
u ngriten te gjithe...
shumica e tyre e ngaterojne srebrenica me selenica dhe kjo e dyta jo se kane qene ndonjehere aty por ju ka ngelur ne mendje nga zgjedhjet e fundit.
por, jam i bindur se po ti pyesh se cfare eshte srebrenica jam i sigurt se do pergjigjen: per cfare me merr mua ti, per te mbaruar. e di ti qe jam deputet i parlamentit shqiptare une!!! kot me ka zgjedhur populli mua?
per te mos thene qe asnje nga ata qe u ngriten ne kembe , as vete saliu "aq i ndjeshem" per te vraret atje nuk e ka gjetur kurre kohen te perfaqesoj veten duke vendosur nje lule ne emer te tij apo per te mos thene ne emer te parlamentit shqiptar ne kete vend te tmerrit dhe ndergjegjes se plagosur te shpirtit europa”. Së pari, edhe për Facebook, kjo cilësi drejtshkrimi është si e padenjë për Këshilltarin.... Së dyti, mendja Selenicë me shumë mundësi u është bërë lsi-stëve, jo Saliut me të vetët. Si ta lexojmë këtë qëndrim që na vjen nga kryeministria? Të jetë një sulm i papritur për Metën? Nëse shikojmë seriozitetin në drejtshkrim, jo.
s.z

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Po perse ky Fate Velaj (cfare emri, tamam per Rilindas) kujton se nga shqiptaret vetem ky e di se cfare eshte, ku eshte  dhe cfare perfaqson Srebrenica? Shenje megallomanie, apo per ta thene shqiperisht  PORDHACLLEKU e ekipit Rilindas qe frymezohet nga te njejtat tipare te shefit Edvin.

Submitted by Gjon- (not verified) on

Po Fate Velaj a ka mesuar valle te shkruaje shqip?
Si ka mundesi qe nje keshilltar kulture i Kryeministrit te beje gabime drejtshkrimi kaq elementare!

Submitted by Ç'eshte diçka e... (not verified) on

Duke pershkuar pershkrimin e Fate Velajt, mu kujtua nje parabole me "ngaterrime", ofruar per tu zgjidhur, shpjeguar,

nen pyetjen: "Ç'eshte diçka e varur, e kuqe, qe...kendon...?"

Vrane mendjen njerezit, per te gjetur nje gje edhe varej, edhe ishte e Kuqe, por edhe kendonte...e, si s'munden, ngriten duart

lart dhe kerkuan zbulimin prej ofruesit te saj.

"Peshk, tha ai, Peshk i Kuq. Nje peshk i Varur, i Kuq..."

"Po mire dy te parat, qe ishte peshk dhe qe ishte varuar, edhe qendrojne, por kjo e treta, qe kendonte, kjo ç'ishte?"

"Ah, kete ua thashe vetem sa per tu ngaterruar...!"

Keshte edhe esseja e Fates (pas Renies se Rilindasve ne sy te vlonjateve". Mos vrisni mendjen per te kerkuar cfare do donte

te thoshte Fate Velaj: Asgje, donte te thoshte. Nuk ka asnje gje per tu thene ne koken e tij. Rama do ndjehej me mire sikur ta

linte ne kotesine e tij Faten fatmadh, qe s'e kishte menduar kurre se do kthehej ne Vloren krenare si keshilltar kryeministri...!

Submitted by Ndricim Sabahu (not verified) on

Personi, ky apo kjo, me emrin Fate cuditerisht mbahet ne pune dhe merr rroge. Po ka mundesi ti coje selam ndonje shefit apo shefes qe ti thote Fates se Sreberenica dhe Selenica jane emra vendesh dhe shkronja e pare shkruhet e madhe.

Tung.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.