Nis “furtuna” pas humbjes, Basha pezullon 53 kryetarët e degëve, shpëtojnë deputetët dhe koordinatorët

Postuar në 03 Korrik, 2015 03:00

“Sot” informon se  kryetari i PD-së Lulëzim Basha ka pezulluar 53 kryetarët e degëve pas humbjes së zgjedhjeve të 21 Qershorit. Sipas “Sot” përpos duelit mes Bashës dhe Topallit, në Partinë Demokratike po përvijohet një konflikt tjetër, mes kupolës drejtuese dhe krerëve të degëve të partisë. “Sot: thotë gjithashtu se menjëherë pas zyrtarizimit të humbjes dramatike, në Partinë Demokratike kanë nisur lëvizjet, për t’i ikur përgjegjësisë së humbjes, për të akuzuar palët e tjera, për t’u shfajësuar, sajuar alibi, insinuata etj. Vetë kryetarit i opozitës, Lulzim Basha, në të njëjtën kohë ka shpallur fitoren, ka pranuar edhe humbjen, ndërsa pretendon për manipulimin e zgjedhjeve, duke kontestuar rezultatin. Nga ana tjetër, Jozefina Topalli, Mesila Doda dhe ish-deputetët e mënjanuar, kanë akuzuar publikisht Lulëzim Bashën si përgjegjës për humbjen. Sipas burimeve, menjëherë pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, Lulzim Basha ka urdhëruar pezullimin e të gjithë kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike në të gjithë Shqipërinë, duke i përjashtuar nga procesi i analizës që do të nisë pak javësh. Po sipas “Sot” kreu i opozitës ka pohuar se asnjë nga kryetarët e degëve humbëse, nuk do të drejtojnë procesin e analizës së humbjes, por për analizën do të ketë të deleguar nga qendra. Nga kjo furtunë kanë shpëtuar koordinatorët dhe deputetët

 

http://www.sot.com.al/politike/nis-prerja-e-kokave-n%C3%AB-shqup-basha-pezullon-53-kryetar%C3%ABt-e-deg%C3%ABve-pas-humbjes-nuk-do-t%C3%AB

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.