Ngjela denoncon emra të Sigurimit, veçon Nevzat Haznedarin: Mund të jetë vrasësi i matematikanit Raqi Qirinxhi

Postuar në 22 Tetor, 2012 04:16

Në librin e tij të hedhur së fundmi në treg “Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare, 1957-2010”, ndër të tjera Spartak Ngjela ka publikuar disa emra. Emrat janë të dy kategorive: emrat e të burgosurve-spiunë në burgjet politike dhe emrat e hetuesve të Sigurimit. Ngjela thekson në mënyrë të veçantë, njërin prej tyre, të quajtur Nevzat Haznedari. Shkruan Ngjela ndër të tjera:

“Sipas të gjitha dokumentave që gjenden në dosjet e hetuara nga Sigurimi i Shtetit nuk ka patur asnjë grup ose individ të rëndësishëm që ka kaluar nga hetuesia politike e Sigurimit e të mos ketë patur brenda vetes shenjën ‘Nevzat Haznedari’. Ka qenë manipulatori më i paskrupullt i hetimeve të Sigurimit derisa vdiq në mënyrë enigmatike mu në mes të rrugës.  Nga shumë burime, familjes Qirinxhi  i rezulton se ka shumë mundësi të ketë vrarë prapa krahëve Raqi Qirinxhiun matematikan i shkëlqyer dhe njeri shumë i ditur që kishte mbaruar studimet shkëlqyer në Francë. Haznedari është në fakt një simbol i terrorit në Shqipëri dhe kundrejt tij mendoj se do të vijë koha që të bëhet një hetim i imët për të nxjerrë në pah aktivitetin e tij në “vërtetimin” e grupazheve që pillte nga mendja Enver Hoxha. I mbajtur afër nga Haznedari rezulton të jetë Kristofor Mërtiri, janë nga një zonë, Leskoviku…” (A.N.)

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Pasardhesit e komunisteve sot fshihen nen petkun e socialisteve! Urra burra votojini ato qe ju çliruan nga gjermanet!</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Mua me shqeteson ai pasardhes direkt i ish-regjimit qe eshte ne krye te Qeverise sote. Te tjeret jane karamele perpara tij</p><p>Vetem bagetia mund ta votoj nje njeri te tille si Kyreministri sotshem per demokrat</p>

Submitted by tekniku (not verified) on

<p>Ata qe luftuan kunder gjermaneve jane te mirevleresuar ne gjithe boten or Tunxh anonim.Ne ate kohe bota u nda perfundimisht ne dy kampe o me mustaqet e Hitlerit o kunder tij,pra nje fytyre si e jotja kushdo qe te jesh nuk mund te hedhesh balte mbi ta.Vecse ne je ndonje pjelle e atyre qe ne krah te gjermaneve dhe italianeve gjakosen duart me gjak shqiptari.Sa per pasardhesit e komunisteve eshte mire ti vesh atje ku realisht jane ne PD dhe ne PS,duke mos vecuar komuniste te thekur si Berisha,Rruli,T.Shehu,R.Bode,Ruci,Dokle etj.</p>

Submitted by Sincere (not verified) on

Te gjithe derrat nje fecke kane.Mjerre Shqiperia qe s'pa drite nga burrat e vertete:Fan Noli,Ismail Qemali,Bajram Curri.Te vjen turp kur mendon Zogollin,Pelicelinen,Ajdarrin,Gagacin e cekut te bardhe,karagjozin Godo qe bente per te qeshur byroistet,etj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.