Ndryshojnë tarifat e furnizimit me ujë. ERU ka menduar “ta diskutojë me konsumatorët” arsyen

Postuar në 26 Korrik, 2015 13:28

Siç ishte paralajmëruar, tarifa e furnizimit me ujë pritet të ndryshojë. Por në ndryshim nga vendimi për çmimin e energjisë, ose ndoshta për shkak të reagimit ndaj atij vendimi, është gjykuar që kësaj radhe të merret mendimi i konsumatorëve. Enti Rregullator i Ujit ka miratuar një udhëzim, që parashikon “zhvillimin e seancave dëgjimore para aplikimit për tarifa të reja”( http://www.gazetadita.al/tarifat-e-ujit-ujesjellesat-seanca-...). Pas përfundimit të seancave dëgjimore, në të cilat do të diskutohet arsyeja e ndryshimit të tarifave, përpilohen edhe raportet përkatëse. Qeveria ka paralajmëruar nisjen e një aksioni të ngjashëm si për energjinë, që çuditërisht, teksa me të drejtë merret me ata që vjedhin, ka si finale edhe rritjen e çmimit.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.