Ndryshimet në qeveri, këshilltari i Ilir Metës shkruan se drejtuesit e koalicionit të majtë nuk janë në ditët më të mira të miqësisë së tyre politike

Postuar në 18 Korrik, 2015 03:29

Pyetja që shtrohet vazhdimisht në opinionin publik është: a do të ketë ndryshime në qeveri në shtator? Lorenc Vangjeli, i njohur edhe si këshilltar i Ilir Metës, në një shkrim në revistën “Java”, thekson se “mendohej para 21 qershorit se do të ketë ndryshime, por tashmë duket se ai plan është lënë në stolin e rezervave”. Qeveria do të mbyllë vitin e dytë në detyrë dhe do jetë e nevojshme të bëjë edhe një analizë. “Ilir Meta, kryetar i Kuvendit dhe i LSI-së, aleati i tij në qeverisje, është pyetur disa herë për këtë mundësi dhe ka zgjedhur të japë një përgjigje më shumë se diplomatike: për këtë duhet të pyesni kryeministrin. Por ditën e festës së krimit të PS, shton edhe një fjali nga ato që mund të lexohen në mënyra të ndryshme si hieroglife kineze: … për ne është e rëndësishme që qeveria të ecë më shpejt”,” shkruan Vangjeli. Më pas ai vazhdon: “Dy drejtuesit e koalicionit të majtë nuk duket se janë në ditët më të mira të miqësisë së tyre politike. Dhe kjo do ta bënte edhe raportin e ndryshimeve më të vështirë. Kjo duket se është dhe një nga arsyet pse Rama e ka mbyllur në sirtar projektin e mundshëm të ndryshimeve të mundshme në qeveri”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.