Nasa njofton zbulimin e planetit të ngjashëm me Tokën

Postuar në 23 Korrik, 2015 12:30

Agjencia hapësinore amerikane NASA njoftoi zbulimin historik të një planeti të ngjashëm me Tokën. Binjakun e planetit tonë, shkencëtarët e kanë quajtur Kepler-452b, sipas teleskopit Kepler që bëri të mundur zbulimin e tij. “Toka e re” është 60% më e madhe se planeti ynë. Vjetërsia e planetit të zbuluar së fundi është rreth 6 miliardë vite, rreth 1.5 milion vite më i vjetër se toka. Shkencëtarët thonë se në këtë planet ka ujë në gjendje të lëngshme. Kushtet janë të përshtatshme për zhvillimin e jetës, megjithatë nuk mund të vërtetohet nëse është apo jo i banuar. Kepler-452b rrotullohet rreth yllit të tij, në një orbitë të ndodhur në atë që konsiderohet si “zona e banueshme”. Rrotullimin e plotë e kryen për 385 ditë. Ndriçimi i diellit aty është 20% më i fortë se në tokë.  Prej vitit 2009, teleskopi Kepler është vënë në kërkim të gjurmëve të botëve të tjera jashtë sistemit tonë diellor dhe deri më tani janë zbuluar 4000 planete, në  “Goldilock Zone”, ose zona e banueshme rreth nje ylli, ku nuk është as shumë ngrohtë dhe as shumë ftohtë.

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.