Ministria e Shëndetësisë, urdhëron nisjen e testimit për infermierët. Tritan Shehu: “Po bëhet fshehtas, ka vetëm njoftime me “gojë” të infermierëve”

Postuar në 18 Korrik, 2015 06:03

Pas VKM-së për shërbimin sekret të ushtrisë, i papublikuar në faqen e qeverisë dhe atij për rrogat në administratë, zbardhur sot në media, qeveria vazhdon me një tjetër vendim të fsehtë. Të paktën kështu thotë Tritan Shehu, sipas të cilit është Ministria e Shëndetësisë, ajo që ka lëshuar një urdhër për zhvillimin e testimit për infermierët. “Nje leter e "fshehte", pak rreshtash e Ministrise Shendetesise urdheron drejtorite e institucioneve qe ne periudhen 24 korrik- 2 gusht te kryhejne testimin famekeq te infermiereve te vendit. Urdheri i Infermiereve, sherbimet universitare, fakultetet perkatese etj. nuk kane asnje njoftim. Nderkaq vendimi i Gjykates se Larte nuk eshte shpallur akoma per ankesen perkatese te Urdherit te Infermiereve. Ky testim do te filloje me 24 korrik me infermieret e spitaleve obstetrike- gjinekologjike te Tiranes dhe atij "Shefqet Ndroqi". E gjithe kjo kerkon te behet pikerisht ne kete periudhe kulminante pushimesh, fshehtas opinionit publik mjekesor!!!! Nuk ka asnje dokument shpjegues a platforme te shkruar, ka vetem njoftime me " goje" te infermiereve. Gjithecka po realizohet ne menyre krejt te nje aneshme, ne nje kohe kur ne Komisionin Parlamentar e Kuvend dominoi nje mendim i perbashket per ndryshimet e ligjit te edukimit te vazhduar!!! Keshtu tashme ne kete ligj perfshihet i gjithe personeli
shendetesor, pra dhe infermieret. Ne kete menyre ky vendim bie ndesh edhe me keto ndryshime ligjore, qe do te hyjne ne fuqi mbas pak ditesh, pavaresisht vendimit te kaluar te "Gjykates Aministrative", shkruan Shehu.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.