Ministria e Drejtësisë propozon burgje të hapura. A është gati Shqipëria të zbatojë një regjim të tillë që funksionon në vende si Gjermania, Hollanda, Anglia apo Spanja?

Postuar në 17 Korrik, 2015 11:46

Janë burgje që funksionojnë në vende si Hollanda, Spanja, Britania e Gjermania dhe që sipas Ministrisë së Drejtësisë ka ardhur koha të funksionojnë edhe në Shqipëri. Bëhet fjalë për regjimin e burgjeve të hapura. Ideja është që i burgosuri del nga IEVP (burgu) në mëngjes dhe shkon në vendin e punës së tij. Pas përfundimit të punës, ai menjëherë do të kthehet në institucion dhe të mbetet aty deri në mëngjesin tjetër, në qoftë se ai nuk ka leje ose pushime. Në institucion, të burgosurit mund të marrin pjesë në aktivitete të kohës së lirë, të zhvillojnë aktivitete sportive dhe të përfitojnë në trajtimin e ofruar atje. Shumicën e fundjavave i burgosuri mund t`i kalojë me familjen e tij. Të burgosurve në një burg me regjim të hapur sigurisht që do t`u duhet t`i përmbahen në mënyrë strikte rregullave të specifikuara. Konsumi i alkoolit ose kthimi me vonesë mund të çojë zhvendosjen e të burgosurit në burgje të mbyllura. I burgosuri vendoset me miratimin e tij në një burg me regjim të hapur kur i plotëson kushtet e veçanta për t`u vendosur në një institucion të tillë dhe ky kalim nuk nënkupton që ai t'i shpëtojë dënimit me burgim dhe as të abuzojë me mundësitë e ofruara nga burgjet e hapura për të kryer krime të tjera.
l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.