Merkeli dhe “shtetrrethimi”, vizita e kancelares “blindon” Tiranën me 700 policë në ruajtje të saj

Postuar në 08 Korrik, 2015 03:11

Merkel viziton sot për herë të parë vendin tonë. Ndërkohë Tirana është “blinduar” nga masat e forta të sigurusë. Në ruajtjen e “Zonjës së hekurt” të Europës janë angazhuar të paktën 700 forca policore. Burimet nga policia thanë se mbikqyra policore, do te jetë e të njëjtave nivele me atë të vizës së Atit të Shenjtë dhe kryeministrit serb në Shqipëri.

Kancelarja e Gjermanisë pritet të mbërrijë në aeroportin “Nënë Tereza” rreth orës 13:50, ndërsa në shkallët e Kryeministrisë, ku do t’i rezervohet pritja shtetërore e nivelit më të lartë, ajo do të jetë në orën 14:15, për të vijuar me një takim kokë më kokë 15-minutësh me kryeministrin Edi Rama, e më pas për 45 minuta takimi mes dy delegacioneve, që do t’ia lërë radhën konferencës së përbashkët për shtyp Rama-Merkel. Në 16:15 parashikohet takimi i Merkelit me Presidentin Bujar Nishani, për t’iu drejtuar më pas konferencës së ekonomisë në “Tirana Business Park”, ku Merkel do të ketë një fjalë përshëndetëse, që shënon edhe fundin e vizitës. Policia e Shtetit ka njoftuar se do të jetë ndalim qarkullimi të mjeteve nga ora 10:30-14:30 në aksin rrugor Rinas në drejtim të Kasharit. Nga ora 13:30-14:30, segmenti rrugor nga superstrada Vorë–Tiranë, duke filluar nga mbikalimi i Kasharit – mbikalimi i Kamzës dhe rrugët dytësore do të jenë të bllokuara.

Dy do të jenë shtyllat e dosjes së Merkel ne Tiranë, ajo politike, ku në fokus do jetë mbështetja e Gjermanisë për integrimin e Shqipërisë në BE, por edhe vazhdimi i projekteve të gjithë rajonit të Ballkanit, të cilat morën udhë në konfrencën e Berlinit.

Shtylla e dytë, bashkëpunimi ekonomik.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.