Meidani thotë se Rama nuk ka respektuar statutin për kreun e PS: Ndërsa "senatorët" heshtën dhe fërkuan sytë

Postuar në 27 Korrik, 2015 02:23

Rexhep Meidani kërkon nga kryetari i Partisë Socialiste që të respektojë statutin e partisë. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Ish­presidenti i Republikës shpreh habi se si senatorët e PS nuk e kanë kërkuar zbatimin e statutit. Duke analizuar zgjedhjet e fundit vendore, ish-presidenti e sheh rezultatin e maxhorancës si produkt të një operacioni për shumimin e votës përmes zgjerimit të koalicionit zgjedhor, ndërsa rezultatin e opozitës e cilëson një humbje të rëndë. “Nuk është respektuar statuti aktual në funksionimin institucional të partisë, që po të “ekstrapolohet” shpreh një deformim në konceptim, një përafrim jodemokratik në ligjësimin institucional. Pavarësisht deklaratave të kryetarit (me mandat të përfunduar sipas statutit) dhe sofizmave të tij me modelin laburist, aq më keq të imitimeve përdredhëse të “ideologëve” dhe servilëve të çdo kryetari radhe; përgjigja është fare e thjeshtë – duhej të ishte respektuar statuti. Ose duhej të miratohej me shpejtësi një statut tjetër, në pasqyrim të situatës konkrete apo merakut personal. Këtë do të bënte çdo parti me udhëheqje dhe forume dinjitoze!”, thotë Mejdani për “Panorama”

Ish presidenti pyetejes se Rama e ka justifikuar moszhvillimin e zgjedhjeve me konfirmimin e tij në krye të partisë nga 1 milion votat e marra në zgjedhjet parlamentare të 2013­s, i përgjigjet: “Çuditërisht përdoret një argument që nuk është fare argument, në kuadër të statutit aktual të partisë. Dhe, megjithatë, është heshtur ose janë fërkuar sytë! Përfshirë dhe të ashtuquajturit “senatorë” të partisë…”

Comments

Submitted by Neutrali (not verified) on

Zoterinj te Ansamblese te PS:  Argumentimet e z. Rama dhe te servileve rrotull tij lidhur me shkeljen e Statutit te PS dhe humbjen e mandatit te Kryetarit te saj,jane qesharake dhe tallese ndaj vet Ansamblese dhe ndaj gjithe anetaresise te PS. Ne LABERI argumentimit te tyre do tju pergjigjeshin me humorin karakteristik Lab : "Yç  këtu e  yç  atje,u vërviçi e puthshi këtje". ORE Zoterinj te nderuar :  PO a keni miratuar nje Statut,nje Kushtetutë te Partise nga organet dhe forumet me te larta te Partise perfshi KONGRESIN  E PARTISE. Kush mund ta shkele kete ligj themeltar te Partise ?! Ai nuk mund te shkelet apo te anashkalohet por vetem te zbatohet pike per pike.Shkelesit e statutit dënohen ne perputhje me masat e caktuara ne Statut. A thuhet ne Statut se PS-ja dhe forumet e saj duhet te  zbatojne pike per pike Statutin e Partise Laburiste Angleze ?!  Ne qofte se jo,atehere ndaj shkelesve Partite Serioze marrin masa ndeshkimore deri ne perjashtimin nga Partia. Diktati,megallamania,arbitrariteti,fodulleku,mosperfillja e ligjeve dhe rregullave demokratike,kulti i individit tek kryetari i një Partie e kthejne Partine nga nje Organizate Politike Demokratike ne nje Bande per pushtet te pakufizuar siç e kemi pesuar gjate rreth nje shekulli. z. Edi Rama nuk ka humbur vetem mandatin e Kryetarit te Partise te PS,por ai eshte mandatuar edhe si Kryeminister ne kundershtim me Statutin e PS,sepse sipas Statutit te PS,per tu bere kryeminister duhet te jesh i mandatuar si Kryetar Partie,gje qe nuk ka qene i tille sipas Statutit kur eshte propozuar per kryeminister. Fshehja pas rezultatit te zgjedhjeve Parlamentare dhe Lokale,nuk e justifikon gjithashtu mandatin e kryetarllekut te PS.Se pari kjo nuk shprehet ne Statut,se dyti rezultati i zgjedhjeve nuk ishte personalisht per Ramen por per te gjithe Koalicionin e majte prej mbi 30 Parti te ndryshme Politike,qe nga e majta ne te djathte. Sepse pa ato,Rama nuk mund te formonte qeveri.

Zoterinj te Ansamblese se PS : Mos harroni se me shkeljet e mesiperme,me ndryshimet skandaloze kushtetuese, e filluan zoterimin e pushtetit edhe Zogu,Hitleri,Stalini,Pinoçenti,Enveri,Berisha etj. etj. dhe pasojat besoj se i dini mire. Ne vitet 30-të,ne Shqiperi ka qene nje shprehje apo zhargon popullor i njohur :  "Socialiste e Demokrat,per pushtet e per parate"

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.