Mediat serbe paralajmërojnë skenare të errëta, sulme terroriste në rajonet kufitare të Maqedonisë

Postuar në 25 Korrik, 2015 05:56

Mediat serbe po vazhdojnë të paralajmërojnë skenare të ndryshme të errëta në Maqedoni. Sipas agjensisë së lajmeve “Ina”, portali serb “Telegraf” paralajmëron për incidente të tjera apo siç i quan sulme terroriste në rajonet kufitare në pjesën veriore dhe perëndimore të Maqedonisë. Këto paralajmërime vijnë gjoja të bazuara në informacione të shërbimeve sekrete serbe. Megjithatë “INA” raporton se  MPB në Maqedoni nuk ka komentuar këto informacione. Ditë më parë kjo ministri theksoi se ka shtuar masat e sigurisë. Paralajmërimet e tilla të mediave serbe në Maqedoni po vlerësohen më shumë si tendenca dhe spekulime për të rritur tensionet dhe për të krijuar pasiguri, shkruan “INA”. Gazetat serbe edhe gjatë javëve të fundit kanë publikuar informacione për gjoja rreziqe dhe sulme të mundshme terroriste nga grupe radikale fetare islamike, që veprojnë edhe në rajonin e Ballkanit. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.