Media, "palë e tretë" në çdo gjyq të "famshëm". “A1Report” publikon pjesë të videos së ballafaqimit Doshi-Bami në prokurori. Bami flet për montimin e historisë(video)

Postuar në 09 Korrik, 2015 12:10

“A1Report” publikon sot një pjesë të video regjistrimit të ballafaqimit mes Tom Doshit dhe Durim Bamit. Ballafaqimi është bërë në prokurori dhe Doshi ka në trup një videoregjistrues të lejuar nga organi i akuzës. Siç rezulton nga komunikimi, Bami nuk pranon që deklaratat e tij për porositje vrasjeje nga Ilir Meta, siç edhe pasqyrohet në videon e publikuar në fillim të historisë nga Doshi, të jenë të vërteta. Bami flet aty për video të montuar. Kjo video del në momentin kur Doshi po çlirohet nga akuzat dhe hyn në Parlament. Publikimi i saj duket se rëndon pozitën e tij, duke paralajmëruar ndoshta një dënim për stisje të historisë. Por ajo që çudit më shumë është publikimi i videos dhe sigurimi i saj. s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.