Mbledhje me dyer të mbyllura e Grupit Parlamentar, Rama flet për procesin zgjedhor brenda partisë ku do votohet për kryetarët e vegjël por dhe për kreun e saj

Postuar në 14 Korrik, 2015 01:40

Partia Socialiste do të kalojë në proces zgjedhor që nga kryetari i organizatës socialiste e deri te kreu i saj, Edi Rama. Kështu u është drejtuar kreu i kësaj partie deputetëve të tij dje në mbledhjen e radhës të Grupit Parlamentar. ”Panorama” zbardh detaje nga mbledhja me dyer të mbyllura e Grupit Parlamentar te PS. Sipas “Panoranmës” për gati dy orë, Rama u ka folur deputetëve të tij për domosdoshmërinë e zhvillimit të një procesi të plotë analize dhe zgjedhjesh të strukturave të kësaj partie, duke filluar nga muaji gusht. “Panorama” thotë se ende nuk dihet nëse Edi Rama do të rikonfirmohet si kryetar i PS­së që në zgjedhjet e 23 qershorit 2013 mori 1 milion vota dhe në zgjedhjet vendore të 21 qershorit 2015 doli forcë e parë, apo do të jetë kongresi i dhjetorit që do të hapë procedurat e zgjedhjes së kryetarit të PS­së përmes parimit “Një anëtar një votë”. Për kreun e kësaj partie, analiza dhe zgjedhjet e reja do të jenë baza e suksesit të ardhshëm elektoral të Partisë Socialiste. Burime nga mbledhja e Grupit Parlamentar socialist thanë për “Panoeramën” se për kreun e PS­së shifra e 150 mijë anëtarëve, të cilën ai e ka vendosur si sfidë për t’u arritur në 25­vjetorin e krijimit të saj, nuk është një fantazi, por shifër e arritshme. Rama ka kërkuar që hapja e partisë dhe shtimi i anëtarësisë së saj të mos bëhet në letër, por të jetë real, pasi në të kundërt, fiktiviteti do të jepte rezultat negativ në zgjedhjet e ardhshme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.