Mbetjet plastike vetëm në sipërfaqen e Detit Mesdhe llogariten në 3 mijë ton. Ritmet e ndotjes si në Paqësor dhe Oqeanin Indian

Postuar në 11 Korrik, 2015 11:08

Në ujërat e Detit Mesdhe ka një mbetje plastike për çdo metër kator sipërfaqe uji. Ky është përfundimi i një studimi të kryer nga Qendra e Kërkimeve Detare në Universitetin e Kadithit në Spanjë. Studimi përfshiu ujërat e Detit Mesdhe nga ngushtica e Gjibraltarit deri në detin e Qipros. Nga të dhënat u llogarit se vetëm në sipërfaqen e Detit Mesdhe ndodhet nga 756 deri në  3 mijë ton mbetje plastike. Kthimin e ujërave të Mesdheut në një hambar të mbetjeve plastike e ka përshkruar edhe revista Plos One  që thotë se ritmi i ndotjes është I njëjtë me Opeanin Paqësore, atë Indian dhe Oqeanin Atlantik. Ndotja e lartë I faturohet zonave të populluara në brigjet e Mesdheut ku sipas studimit jetojnë rreth 100 milionë njerëz.

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.