Mazhoranca sërish zbuluar. Gjykata Kushtetuese e gjen të pabazuar vendimin për të mos pranuar ngritjen e komisionit hetimor për trafikun e drogës

Postuar në 26 Korrik, 2015 06:36

Mazhoranca ka dalë sërish zbuluar në përpjekjen e saj për të penguar hetimin parlamentar të kërkuar nga opozita për implikimin e strukturave shtetërore në trafikun e drogës, menjëherë pas rënies së avionit në Divjakë. Përmes vendimit prej 16 faqesh të marrë në 23 korrik, gjyqtarët vlerësuan se vullneti i maxhorancës për të mos pranuar ngritjen e komisionit ishte i pabazuar.  “Gjykata rithekson se e drejta e pakicës parlamentare për ngritjen e komisionit hetimor është një kompetencë kushtetuese e detyrueshme për t’u respektuar dhe nuk mund të cenohet nëpërmjet vendimmarrjes së shumicës parlamentare, me përjashtim të rasteve të mosrespektimit të parimeve kushtetuese”, thuhet në vendimin e Kushtetueses. Sipas kësaj gjyakte “duke iu kthyer rastit konkret, nisur nga qëllimi dhe objekti i Komisionit Hetimor të kërkuar, Gjykata vëren se nuk kemi të bëjmë me ndonjë përpjekje të pakicës që parlamenti të përvetësojë kompetencën e prokurorisë për të ndjekur vetë penalisht apo për të kryer vetë hetime për çështjen konkrete. Këtë mundësi pakica parlamentare e ka përjashtuar vetë në kërkesën që i ka drejtuar Kuvendit kur ka deklaruar se hetimi do të realizohet vetëm brenda funksionit të kontrollit parlamentar dhe do të konsistojë në nxjerrjen e përgjegjësisë institucionale, duke ndihmuar evidentimin e problemeve dhe mospërsëritjen e këtij fenomeni me ndikim në sigurinë publike dhe mbrojtjen e interesit public”.  Pas rënies së avionit me drogë në Divjakë, në 16 Maj të vitit të kaluar Partia Demokratike kërkoi ngritjen e një komisioni hetimor për hetimin e rastit. Por sipas shumicës Prokuroria dhe Gjykata po e trajtonin këtë çështje si dhe Parlamenti kishte ngritur një komision hetimor për akuzat e opozitës lidhur me përfshirjen e ushtrisë në transportin e drogës. Këto argumente të PS-LSI u rrëzuan nga Gjykata Kushtetuese, e cila i dha të drejtë Partisë Demokratike.

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.