Marko Bello i bashkohet Blushit: Rama mund të bëjë ç't'i dojë qejfi me PS-në, por një kryetar partie që është edhe kryeministër s'ka frikë nga zgjedhja

Postuar në 20 Korrik, 2015 05:30

Me shqetësimit e Ben Blushit, se Edi Rama po e pakëson demokracinë në Partinë Socialiste, bashkohet dhe ish –deputeti dhe ish –ministri socialist Marko Bello. Duke theksuar nevojën e zgjedhjes së kryetarit në parti, siç përcakton statuti, Bello thotë se Rama po ecën tashmë në rrugën e arrogancës dhe kryetarit të gjithëpushtetshëm. “Disa argumentojne se ne nje parti ku njeshi "bën ligjin", nuk ka rendesi zgjedhja e tij, por zgjedhja e kryetareve të organizatave të partisë!!! Dhe habitemi pastaj se përse bëhen kaq arrogante dhe të gjithpushtetshem lideret e partive politike...”, shkruan ai në Facebook. Më tej, ai kritikon edhe zërat brenda partisë që mbrojnë idenë e Ramës se ai nuk duhet ta hapë garën për kryetar të PS edhe pse i ka mbaruar mandati prej 2 vjetësh. Në të tilla kushte ai thotë se Rama është në pozitat e një kryetari që mund të bëjë çfarë t’i dojë qejfi me PS –në. “Këta kujtojne se kështu i vijnë pas avazit kryetarit. Një kryetar partie që është edhe kryeminister nuk ka frike nga zgjedhja, pasi shancet per fitore i ka të medha. Në rastin tonë, kryetari nuk dëshiron të ketë zgjedhje se thjesht nuk do, ose perton. Une mund te bej cte dua, thote. Perse te mos anulloj edhe zgjedhjet per kryetarin? Dhe ka të drejtë. Mund të bëjë çfarë t’i doje kokrra e qejfit.”

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.