Mark Frroku refuzon të japë deklarime para prokurorëve shqiptarë, kërkon ekstradimin në Belgjikë

Postuar në 03 Korrik, 2015 04:15

Për akuzën e vrasjes në Belgjikë të një bashkëkombësi në vitin 1999, deputeti Mark Frroku ka refuzuar të japë deklarime para prokurorëve shqiptarë. “panorama” raporton se prokurorët e çështjes nga organi qendror i akuzës kanë shkuar dje në qelinë ku mbahet Mark Frroku dhe kanë kërkuar t’i marrin deklarime në lidhje me ngjarjen dhe me akuzën e ngritur ndaj tij. Burime nga organi i akuzës kanë thënë se deputeti Mark Frroku u ka thënë dje hetuesve se “nuk dëshiron të flasë para Prokurorisë shqiptare në lidhje me këtë ngjarje”. “Panorama” shkruan se sipas burimeve nga seanca hetimore në burg, Mark Frroku është shprehur se për ngjarjen e ndodhur në Belgjikë, do të flasë vetëm para gjykatave apo prokurorisë së këtij vendi. Po sipas “Panoramës” kjo duket një manovër e Frrokut për të kërkuar ekstradim në Belgjikë në një kohë kur Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi me këtë vend. Mark Frroku u arrestua në fund të marsit 2015 me akuzën e vrasjes pasi njoftimi i Interpolit belg mbërriti në Prokurorinë e Përgjithshme më 27 mars 2015.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.