Luks shtetëror me vendim qeverie, 136 nëpunës administrate do të marrin mbi rrogën mujore dhe 1 milion lekë të vjetra shtesë

Postuar në 18 Korrik, 2015 02:22

Rreth 136 nëpunës që do të merren me procesin e integrimit në administratën publike do të “shpërblen” nga qeveria me 1 milion lekë të vjetra çdo muaj. “Gazeta Shqiptare” shkruan sot se ka mundur të sigurojë vendimin e qeverisë, miratuar në mbledhjen e datës 7 korrik, i cili përcakton kategoritë e punonjësve të administratës publike, që veç pagës së tyre mujore, do të marrin që prej datës 1 shtator 2015 edhe një “shtesë” në masën 100 mijë lekë të reja. Së bashku me pagën mujore, super-­rroga e këtyre nëpunësve shkon edhe më e lartë se sa e vetë ministres së Integrimit apo ministrave të tjerë. 1 milion lekë të vjetra apo 100 mijë të reja në muaj është një pagë tepër e lartë për një nëpunës të administratës publike shqiptare në ditët e sotme. Por, burimet e “Gazeta Shqiptare” bëjnë të ditur se qëllimi është që të afrohen në këtë proces (përafrim legjislacioni) njerëz të aftë, të rinj të shkolluar jashtë vendit, që kanë njohuri të integrimit evropian. Vendimi i marrë në dt. 7 korrik është mbajtur i fshehtë dhe nuk është publikuar bashkë me vendimet e tjera në sajtin zyrtar të kryeministrisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.