LSI nuk do të ankimojë procesin ku ka pretendime, si në rastin e Vorës. Meta thotë se nuk duhet të zvarritet certifikimi i zgjedhjeve

Postuar në 11 Korrik, 2015 02:04

Ilir Meta bëri të ditur se Lëvizja Socialiste për Integrim nuk do të ankimojë procesin zgjedhor në ato zona ku ajo ka pretendime për pjesëmarrje në votim të zgjedhësve fiktivë. Sipas Metës, LSI kërkon që të mos zvarritet procesi i certifikimit të tyre dhe të nisin nga puna menjëherë kryetarët e rinj të bashkive. “Së pari, LSI ka qenë dhe është e interesuar për standardin e zgjedhjeve, edhe përpara zgjedhjeve, edhe pas zgjedhjeve. Kjo është edhe arsyeja e ndërprerjes nga ana jonë e ankimimeve, në mënyrë që të mos zvarritet më tej certifikimi i procesit zgjedhor dhe natyrisht që ne do të ndërmarrin iniciativat tona që të kemi ndryshime në Kodin Zgjedhor, për të realizuar evitimin një herë e përgjithmonë të kësaj mundësie absurde, ku votues fiktivë të transportohen vetëm për një ditë për të zgjedhur atë që do të drejtojë të tjerët për katër vite. Kjo është diçka krejtësisht absurde dhe kërkon një saktësim të qartë të Kodit Zgjedhor, ashtu siç do të ndërmarrim dhe shumë iniciativa të tjera të cilat do të forcojnë standardin e zgjedhjeve në vendin tonë”, tha Meta gjatë një prononcimi për gazetarët. 

Comments

Submitted by Ish Lsi (not verified) on

<p>E beri efektin Merkel. Kam nje pyetje per liken: Pse i ke kercenuar mediat qe te hiqnin lajmin me pyetjen se perse Merkel nuk te hodhi qurret??&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.