Letër e hapur: Z. Kryeministër, bëni diçka për çmimin e naftës

Postuar në 14 Korrik, 2015 08:04

Zoti Kryeminister,

Per çeshtjen e çmimit te naftes donim t’ju shkruanim.

Nje grup nga ne te Nismes Thurje menduam qe kete fundjave te organizonim se bashku nje udhetim ne Jug, ne zonen mes Kolonjes dhe Permetit. Per agroturizem. Aty ka ca vende fantastike me natyre te mrekullueshme qe s’duhet t’i lesh pa pare (nese s’i ke pare deri tani). Dhe vendasit aty kane ndermarre disa iniciativa fantastike ne drejtim te agroturizmit. Me ato problemet e zakonshme te biznesit ne Shqiperi, sepse nuk kishin shume njerez dhe mezi mbijetonin. Por ne u kenaqem. Natyre e mrekullueshme, njerez te mrekullueshem, ushqim fantastik, me pak fjale te shkonte pushimi ne shpirt.

Por patem nje problem. Kostoja e larte. Jo e sherbimit aty, ajo ishte shume ne rregull. Po kostoja e transportit. Nafta per ta thene troç!

Na kushtoi 15.000 Lek te reja vetem nafta. Ti ndoshta nuk e di sa jane 15.000 Leke, se helbete kush e di kur ka qene hera e fundit qe te eshte dashur te fusesh doren ne xhep, por sinqerisht jane shume. Qe te kesh nje ide, jane sa pensioni mesatar qe marrin pjesa derrmuese e pensionisteve. Po ate ndjesine e keqe te zbrazjes se kuletes per te mbushur serbatorin e ke parasysh? Nuk besojme se ke te pakten 15 vjet qe leviz me tollonat e shtetit. Nejse…

Disa prej nesh kishin qene dhe vjet andej poshte. Edhe vjet rruga kushtoi pothuajse kaq. Ndoshta 2-300 lek me lire.

Te vjen inat kur mendon qe, megjithese cmimi i naftes ne Burse eshte me pak sesa gjysma e asaj qe ishte vjet, ne perseri paguajme me shume.

Ti rrite Taksen e Qarkullimit mbi naften dhe s’na le te shijojme asnje gram nga renia drastike e cmimit ne burse. Gjithe popujt e tjere jane duke e shijuar, vetem ne jo!

Pse? Ishte kismeti yne, pse na e vodhe?

Çmimi ne burse u ul dhe ne, populli yt pra qe keto raste presim te na lirohen pak cmimet se na kane marre frymen, nuk pame asnje kacidhe te na mbetej ne xhep, se na e more me taksat qe rrite. Dhe cfare na dhe ne kembim meqe na rrite taksat? Mos ndertove ndonje rruge te re? Mos rregullove gje ato te prishurat? – Jo! Asgje. Ah po, harruam palmat dhe topat e autostrades.

Gjithsesi ajo qe ne do te te kerkonim ishte te rishikoje dhe nje here taksat mbi naften. Paguajme 67 lek akcize per nje liter nafte. Ne total paguajme gati 100 Lek takse per nje liter nafte.

Eshte shume dreqi e mori! Maqedonsit diku aty, +- 10 lek, paguajne gjithe cmimin.

Uli taksat e naftes, sepse do t’u vije ne ndihme dhe atyre njerzve te mrekullueshem qe kishin hapur ato biznese fantastike aty ne zonen e Kolonjes dhe Permetit. Ishin pa njerez dhe e di se pse? Sepse kushton shume te shkosh deri aty. 110 Euro vetem rruga. Ne Firence me avion mund te te kushtoje me lire.

Eshte turp!

Mos degjo Benin se te genjen. Nuk pasurohen shqiptaret kur rritet cmimi i naftes. Mos degjo as ndonje keshilltar qe te thote se nuk duhet te terhiqesh qe te ngjash si lider. Po ta njihnin popullin nuk do beheshin keshilltare.

Lidra, nje vajze e Nismes qe ka mbaruar ne France per finance, kembengul qe kur nje vend eshte ne nje krize quasi-deflacioniste si kjo e jona, dhe kur bankat kane stopuar dhenien e kredive, si keto tonat, ilaci me i mire per daljen nga kriza eshte t’i nxjerresh njerezit nga shtepia te shpenzojne leke. Menyra me e mire per te furnizuar ekonomine me pará te thate, ne mungese te kredive, eshte te ndermarresh politika qe te stimulosh njerezit t’i marrin vete ato pará nga bankomatet dhe t’i hedhin ne qarkullim. Dhe ulja e taksave per mallrat e konsumit eshte nje menyre. Bejua njerzve te lehte te kapin Permetin, Kolonjen, Thethin, Razmen, Luren, Voskopojen, Valbonen. Ul pak cmimin e naftes. Se cmimi i naftes sherben si barriere psikologjike.

Nuk shkoj une, – thote X, – se ka vajtur nafta me 200 leke.

Po te ishte 150 do te shkonte dhe do te shpenzonte leke.

Dhe mos ki frike se te prishet bilanci primar, se ato qe do te humbasesh nga ulja e takses, do te te kompensohet shumefish nga rritja e konsumit. Keshtu thuaji FMN-se.

Beji njerezit te dalin nga shtepia dhe te shkojne te udhetojne ne Jug apo Veri. Shqiperia ka vende te mrekullueshme. Ulja taksat e naftes. Do te shikosh qe do te japi nje dore te mire ne rimekembjen e ekonomise. S’jane budallenj Gjermania, SHBA, Franca, Austria etj.etj. qe e lane uljen e cmimit te naftes ta shijoje te gjithen populli. Se i marrin leket tek shperthimi i konsumit. Pse s’dinin ata te rrisnin taksat dhe te merrte qeveria gjithe diferencen qe erdhi nga ulja e cmimit ne Burse? Apo jemi me te zgjuar se ata ne?

Keshtu qe i dashur Kryeminister, rishikoje dhe nje here kete ceshtjen e taksave. Po shiko pak edhe kete punen e cilesise dhe vjedhjes ne sasi. Besojme se do te te kene njoftuar per ate denoncimin qe beri ne rrjetet sociale ai zoteria qe kishte vajtur ne nje pike karburanti dhe e kishin faturuar per 64 litra, kur serbatori i merrte 60 litra dhe plus qe ai kishte pasur dhe 3-4 litra ne serbator. Dhe i ndodhi ne mes te Tiranes!

Tani, ate lajmerimin per aksionin e bere sikur do te behej nami, po aksion sikur s’pame gje, vajti kaq kohe. Prape na vjedhin si ne cilesi dhe ne sasi. Mendo kur te vjedhin hapur ne mes te Tiranes, leje mos e pyet cfare aksioni qenka duke u kryer..

Per ta mbyllur, se edhe ti ke pune dhe do te ikesh dhe me pushime, te lutemi, shiko mbase na i ul pak taksat e naftes. Dhe ato “taksat e fshehta”- cilesia dhe sasite qe nxjerr pistoleta e karburantit, shif mbase iu ben derman. Shtrengoji pak me shume ata qe bejne kontroll se mbaroi fushata…

Gjithsesi ne ketu do te jemi. E te sigurojme qe jemi shume. Nese vazhdon te besh shurdhin, do behemi edhe me shume. Shume me shume!

Te fala
Nisma Thurje

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.