Laptopi i ri i Apple, 900 gr dhe 13.1 mm i trashë

Postuar në 10 Mars, 2015 13:47

Apple ka prezantuar një model të ri 12 inç të laptopëve. Bëhet fjalë për një MacBook Air i cili largon çdo portë të mundshme të modeleve tjera duke ruajtur vetëm një portë USB të tipit C si dhe një portë audio. Dizajn i MacBook Air ofron laptopin më të hollë në botë.
Laptopi peshon vetëm 900 gram dhe ka një trashësi 13.1 mm. Një tjetër karaktersitikë e tij është mungesa e ventilatorëve. Ekrani në modelin 12 inç të MacBook Air karakterizohet nga një rezolucion 2304×1440. Tastiera shtrihet në pothuaj terë gjerësinë e laptopit. Ky MacBook gjithashtu sjell një risi teknologjike të trackpadit. Kjo njësi tani është e paisur me më shumë sensorë duke arritur të bëjë dallimin mes një klikimi të lehtë dhe të fortë dhe si rezultat të ofroj dy komanda kompjuterike të ndryshme.
Për performancën e këtij laptopi do të kujdeset një proçesor prej modeleve “Broadwell” Core M. Ky proçesor zotëron një fuqi prej 5 vat dhe një fuqi përpunuesi prej 1.1 Ghz që mund të përshpejtohet deri në 2.9 Ghz. Ky laptop do të ketë një jetëgjatësi baterie deri në 9 orë shfletim në ueb dhe 10 orë duke vështruar video.
"Ora News"

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.