Kur qeveriste Berisha, "policia tradhëtohej". Sot ministri i Brendshëm flet për vrasje në pabesi dhe se nuk informohet nga SHISH

Postuar në 07 Korrik, 2015 06:42

Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri raportoi në Komisionin e Sigurisë Kombëtare mbi ngjarjen e 24 Qershorit në Lazarat, duke përcjellë vetëm informacione që sipas tij nuk cënojnë sekretin hetimor. Pyetjeve të ish-ministrit të Brendshëm Flamur Noka, nëse autorët e dyshuar për vrasjen e Ibrahim Bashës ishin në listën e të kërkuarve nga policia edhe për sulmin e një viti më parë në Lazarat, ministri Tahiri preferoi t’i përgjigjej vetëm pasi mori aprovimin me shenja nga kryetari i Komisionit Spartak Braho. Ministri i Brendshëm tha se sulmi ndaj forcave Renea në Lazarat ishtë pabesi dhe se policia nuk ishte njoftuar nga SHISH për këtë situatë. Tahiri foli edhe me gjerë për situatën e kriminalitetit në vend duke thënë se ky është viti me numrin me të ulët të vrasjeve që nga koha e diktaturës. Gjatë raportimit në Komisionin pati edhe një incident mes kryetarit të Komisionit Spartak Braho dhe deputetit të opozitës Flamur Noka. Braho mësohet t’i ketë thënë Nokës “ta tregoj vendin” pas deklaratave të këtij të fundit se kryetari i Komisionit të Sigurisë sillej me mentalitetin e diktaturës ku pakicës nuk i dëgjohej fjala.

 

l.m

Comments

Submitted by Andreas (not verified) on

<p>Sulmi ndaj policise ishte pabesi thote ministri i brendshem!!! Ec e mere vesh se ça do te thote me kete gje?!&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.