Kryeministri çdo natë i hipën një taksie dhe dëgjon taksixhiun se çfarë i thotë për situatën. Si vallë “maskohet” kryeministri për të marrë vesh të vërtetën? :)

Postuar në 04 Korrik, 2015 08:18

Kush mendon se kryeministri gabon në vendimmarrje të caktuara, sepse “e gënjejnë këta poshtë”, gabohet. Kryeministri shqiptar është shumë i informuar. Gjatë një takimi sot ka shpjeguar sesi e bën ai këtë gjë: “Unë prej shumë kohësh ruaj një zakon që marr një taksi pas mesnate dhe i them taksistit fol tani dhe taksisti ecën dhe flet. Asnjë raport i BB apo BE nuk ta jep pamjen e vendit tënd si një taksist pas mesnate,” tha Edi Rama(https://m.youtube.com/watch?v=GPnGovUEmdY). Meqenëse ky marifet na vjen njësoj si ato gojëdhënat me mbretër që vishehin tebdil dhe bridhnin qyteteve për të kuptuar çfarë thuhej, pyetja është sesi “maskohet” kryeministri pas mesante? Se tani që u mor vesh ky preokupim për vendin, rrezikon shumë që Visho Ajazi të luajë ndonjë rreng me taksixhinj që e pikturojnë Shqipërinë me të vërtetat e ShQUP-it, e hajde pastaj duro edhe më tej reforma radikale. Një shans për të marrë vesh është edhe berberi, madje Eqrem Bej Vlora, sikur thotë në kujtimet e veta, që Esat Pasha konsultohej shpesh me berberin.
s.z

Comments

Submitted by miri (not verified) on

pse i bie nga kina......mer letra nga qytetaret, i meson problemet, ose akoma me thjeshtFB

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Jepi o gjysh, jepi tregoji prralla popllit shqiptar, se ky popll i ha, mjafton qe i thua ti.

Submitted by qytetar (not verified) on

Nuk tha cdo nate,por tha "e kam bere zakon qe marr taksi te pakten cdo stine'. S.Z kontrollo veshet,mos ke ndonje daulle te care. Por as ky lajmi nuk eshte lajm!

Submitted by XY (not verified) on

Pse pse i shikoni gjerat kaq ceket o SZ? Ne ato 41 sekonda qe ka ajo video qe eshte vere publike, thelbi nuk eshte tek ajo se cfare ben Rama e si e ben. Nuk ka fare rendesi ajo. Rendesi ka ajo qe thote per taksistet me diplome juridiku. Nuk e kuptoj pse perpiqeni ta largoni vemendjen nga thelbi e gjerave.

E ajo puna e taksistave me diplome eshte krejt e vertete. Kam pasur vete nje shofer, qe nje dite prej ditesh na doli papritur se ishte me diplome per mesues te Ciklit te Ulet. Ai e quante veten katunar "i hijshem" po ishte djale i zgjuar. Kur diskutonim keto lloj problemesh, shtonte me shaka: une or shef jam duke shkrujt doktoraturen, me ka mbetur vetem kapitulli i fundit "E ardhmja e sistemit fiskal ne Shqiperi".

Submitted by Gjon- (not verified) on

XY,

Ja te marrim te mireqene kete aspektin qe thekson ti. Cfare po ben Rama per ta crrenjosur; emeron ne MAS nje ministre me master dhe nje zv. ministre qe ka dhene kontributin e saj ne perhapjen e diplomave si ajo e  taksisteve, perqendron matrapazllekun me diplomat dhe doktoraturat ne duart e Henri Cilit, denigron Universitetin Shteteror, i jep drejtimin e kryeqytetit dikujt qe megjithe mashtrimet del se nuk ka marre nje diplome qete mund  t'i njihet si e tille nga MAS.

Hidhi nje sy qeverise se Rames dhe ke ka emeruar ne krye te drejtorive, aty do te gjesh me oke nga ata me ate tip shkolle qe ti ironizon. Nje taksist me diplome nuk i ben dem kerrkujt nese patenten e ka marre me merite por nje qeveritar ne drejtimin e shtetit ben deme qe do t'i paguajme te gjithe ne vite. Ja shiko se si jane katandisur tatimet e doganat per te kuptuar se Rama flet kot sepse me vepra eshte shume larg fjaleve.

Submitted by Diferenca eshte... (not verified) on

Rama ka lexuar, se keshtu veproi kryeministri norvegjez, dhe nderroi vendin e tij me te Tijin!

Submitted by Diferenca eshte... (not verified) on

...ose eshte maskuar si Sali Berisha, dhe taksistet ia kane thene tere te zezat e Qeverrise!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.