Kriza “zgjidhet” në Athinë, por mbërrin në Tiranë, paraliza që ka kapluar aktivitetin ekonomik në Greqi është shtrirë edhe në Shqipëri

Postuar në 20 Korrik, 2015 07:11

Bizneset shqiptare që punojnë me Greqinë edhe pas hapjes së bankave, nuk janë shumë optimiste. “Monitor” shkruan se ndërsa u druheshim bankave greke në Shqipëri, bankat e mbyllura në Greqi po rezultojnë “Thembra e Akilit” edhe për sipërmarrësit shqiptarë. Paraliza që ka kapluar aktivitetin ekonomik në Greqi është shtrirë edhe në vendin tonë. Biznese fason, shoqëri transporti, call center e kompani tregtare pothuajse kanë ndërprerë aktivitetin, pasi nuk kryejnë dot pagesat mes tyre. Sipas “Monitor” ekspertë të ekonomisë, e madje edhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë, u kujdes të përsërisë disa herë në daljet publike se bankat ishin të shkëputura e nuk do të sillte efekt. Por me mbylljen e bankave në Greqi, problemet e filluara prej vitesh arritën kulmin. Për shkak të rregullave të qarkullimit ndërkombëtar, ata janë të detyruar të punojnë me partnerët grekë, me të cilët nuk kryejnë dot më transaksione. Pala greke s’ka asnjë mundësi të bëjë pagesa, ndërsa nuk vlen as mundësia e palës shqiptare të paguajë detyrimet, pasi kompanitë greke nuk mund t’i tërheqin ato.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Tash po qe duhen share greket, jo kur Greqia strehoi 600.000 emigrant shqiptar te jetojne e te punojne aty.</p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.