Kosova nuk i shpëton modelit shqiptar, mbingarkon administratën shtetërore me staf partiak

Postuar në 25 Korrik, 2015 03:18

Paga mesatare në administratën shtetërore në Kosovë arrin në 429 euro, ndërsa në sektorin privat 349 euro. Kjo është dhe një nga arësuet pse të gjithë synojnë të punojnë në shtet. “Radion Evropa e Lirë” thotë se me gjithë faktin se shkalla e papunësisë në Kosovë mbetet më e larta në rajon, disa organizata joqeveritare pohojnë se institucionet shtetërore kanë numër të madh të të punësuarve, madje pa pasur nevojë. Në një hulumtim të publikuar ditë më parë nga Instituti për Studime të Avancuara “GAP”, thuhet se qeveria aktuale ka shtuar numrin e ministrive, nga 19 në 21. Përveç kësaj , ministritë dhe zyra e kryeministrit kanë krijuar 70 agjenci ekzekutive, kurse Kuvendi i Kosovës ka krijuar 34 institucione të pavarura. Sektori publik në nivel qendror dhe lokal thuhet në raport, numëron mbi 91 mijë të punësuar. Visar Rushiti, analist politik në këtë institut, për “Radion Evropa e Lirë” ka thënë se numri i madh i të punësuarave në sektorin publik ka ndodhur për shkak të punësimit të anëtarëve apo simpatizuesve të partive politike, të cilat kanë qenë dhe janë në pushtet. Në hulumtim gjithashtu është vërejtur se nuk ka kritere se sa departamente, divizione dhe agjenci duhet të ketë një ministri. Kurse baza ligjore për krijimin e tyre nuk është e qartë,Ligji për Administratën Shtetërore përmend vetëm organet qendrore të administratës shtetërore, por jo edhe agjencitë ekzekutive. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.