Konsumi "përgënjeshtron" rritjen ekonomike, regjistrohet një rënie e madhe

Postuar në 11 Korrik, 2015 05:53

“Instat” bëri të ditur se ekonomia shqiptare u rrit me 2.82% në tremujorin e parë të vitit. Ky ishte një rezultat më i lartë se pritshmëritë, duke pasur parasysh se të gjitha institucionet e specializuara kishin shfaqur projeksione pesimiste për tremujorin e parë të vitit, për shkak të përmbytjeve dhe efekteve negative të transmetuara nga ekonomia europiane. Por në një kronikë të trasmentuar nga “TV Scan” thuhet se ndërkohë, rezultat mjaft zhgënjyes dha konsumi, që pësoi rënie me 1.07%, ku në veçanti konsumi final i popullatës regjistroi rënie edhe më të madhe, me 1.22%. Kjo rënie erdhi e papritur, duke pasur parasysh se shumica e treguesve të tërhtortë sinjalizonte një rimëkëmbje graduale të konsumit, që vlerësohej në rritje edhe në tremujorin e parë. Rënia e konsumit është një fakt veçanërisht shqetësues, sepse ai përbën kolonën kryesore të Prodhimit të Brendshëm Bruto në ekonominë shqiptare, me rreth 80% të totalit. Duke pasur një strukturë të tillë, është e vështirë që të ruhet një rritje e qëndrueshme ekonomike gjatë vitit, pa pasur një rritje të konsumit. 

Comments

Submitted by realisti (not verified) on

<p>o autor pa emer, ti je marre vetem me konsumin ketu, por ke harruar te japesh edhe kete fakt te publikuar nga INSTAT: qe formimi bruto i kapitalit fiks u rrit me 14%. kjo perben nje baze te forte per rritjen e prodhimit ne vazhdim.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.